Analize

Amerika u kthye, apo ktheu shpinën?

Poshtërimi i marrjes së kontrollit nga talibanët pas një lufte 20-vjeçare që kushtoi mijëra jetë, ka ngritur një pyetje të rëndësishme për aleatin më të fortë europian të Shteteve të Bashkuara: A është kthyer Amerika vërtet, ashtu siç premtoi Presidenti Joe Biden?

Britania ka frikë nga kthimi i talebanëve dhe vakumi i lënë nga tërheqja kaotike e Perëndimit do të lejojë militantët e Al Kaedës dhe Shtetit Islamik të rikthehen në Afganistan, 20 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit.

Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Wallace e hodhi po ashtë marrëveshjen e tërheqjes së vitit 2020 të arritur nga administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump si një “marrëveshje të kalbur”. Wallace tha se vendimi i Biden për të lënë Afganistanin ishte një gabim që i kishte mundësuar talebanëve të riktheheshin në pushtet.

Është e rrallë për aleatin më të afërt evropian të Uashingtonit, i cili i ka qëndruar pranë Shteteve të Bashkuara në pothuajse çdo konflikt të madh që nga Lufta e Dytë Botërore, përveç Vietnamit, të kundërshtojë kaq hapur SHBA-të.

Pas trazirave të presidencës së Trump, Biden ka premtuar vazhdimisht se “Amerika është kthyer”. Por disa diplomatë britanikë po vënë në dyshim jo vetëm këtë premtim, por edhe implikimet për sigurinë kombëtare afatgjatë.

“Amerika është kthyer apo ka kthyer shpinën?” pyeti një zyrtar i lartë britanik, duke folur në kushte anonimiteti për “The Guardian”. “Mua më duket shumë sikur amerikanët u kthyen në shtëpi në mënyrë të nxituar, kaotikë dhe poshtëruese.”

Burimet e sigurisë perëndimore kanë frikë se Al Kaeda, themeluesi i së cilës, Osama bin Laden u strehua nga talebanët para 11 shtatorit, mund të rimarrë terrenin e saj në Afganistan brenda disa muajsh. Një skenar i tillë, thonë ata, do të kërcënonte si Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe Perëndimin dhe më të gjerë.

Diplomatët britanikë e krahasuan poshtërimin e Perëndimit me rënien e Saigonit në vitin 1975 ose me Krizën e Suezit të vitit 1956, një gabim strategjik që konfirmoi humbjen e fuqisë perandorake të Britanisë.

Fotografitë e një helikopteri që evakuonte diplomatët nga ambasada amerikane në Kabul u krahasuan me ato të vitit 1975 që tregonin një helikopter që nxirrte diplomatë nga çatia e ambasadës amerikane në Saigon.

Tradhtia?

Biden ka argumentuar në mënyrë të përsëritur se prania e vazhdueshme ushtarake amerikane në Afganistan nuk do ta kishte ndryshuar situatën nëse ushtria afgane nuk mund të mbante nën kontroll vendin e saj.

Por diplomatët britanikë thanë se dështimi në Afganistan do të minojë pozitën e Perëndimit në botë, do të mbledhë xhihadistët nën një umbrellë dhe do të forcojë argumentet e Rusisë dhe Kinës se Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj u mungon fuqia dhe qëndrueshmëria.

“Ne duhet ta kemi të qartë se ky është një moment poshtërues për Perëndimin,” tha Mark Sedwill, këshilltari i sigurisë kombëtare së ish –kryeministres Theresa May.

Disa gjeneralë britanikë vunë në dyshim sakrificën e tyre. Disa folën për një ndjenjë tradhtie nga Amerika. Disa thanë se shokët e tyre të rënë kishin vdekur më kot.

“A ja vlente, ndoshta jo. Mos i humba këmbët për asgjë? Mos vdiqën kot shokët e mi? Po, ”tha Jack Cummings, një ish ushtar britanik i cili humbi të dyja këmbët më 14 gusht të vitit 2010 gjatë një sulmi të udhëheqr nga talibanët.

Britania ishte një vendet që ka marrë pjesë në disa nga luftimet më të vështira së bashku me ushtarët amerikanë në Afganistan, sidomos në provincën jugore të Helmand, e konsideruar si më e rrezikshmja e vendit.

Diplomatët britanikë e hodhën poshtë që muaj më parë njoftimin e Bidenit të tërheqjes nga Afaganistani, duke e cilësuar si kapitullim.

Perandoria Britanike pësoi poshtërim në Afganistan gjatë luftës anglo-afgane 1839-1842, por pas sulmeve të 11 shtatorit të al Kaedës, kryeministri i atëhershëm Tony Blair iu bashkua presidentit amerikan George W. Bush në pushtimin e Afganistanit për të përmbysur talebanët.

“Rënia e Kabulit është fatkeqësia më e madhe e politikës së jashtme që nga Suezi,” thotë Tom Tugendhat, kryetar i komitetit të çështjeve të jashtme të parlamentit britanik.

“Ajo zbuloi rënien e fuqisë amerikane,” tha Tugendhat./Euractiv/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë