“Ishte një ngjarje e parashikuar, që kur isha unë drejtor i përgjithshëm i Zjarrfikësve. E prisnim hë sot hë nesër ta digjnin” -thotë prerë që në krye të intervistës nga gazeta “SI”, Dilaver Laçi, i cili prej vitesh nuk gjendet më në këtë detyrë.
Po kush mund ta digjte? Përgjigjia është pa hezitim e menjëhershme nga Laçi :"ndërtuesit pa asnjë dyshim ndërtuesit” -thotë prerë ai.
Madje sipas tij, ligji ka vakume dhe nuk garanton gadishmërinë e zjarrfikësve mbi këtë kategori të objekteve të trashëgimisë kulturore apo të monumenteve të kulturës të kategorisë së parë, siç ishte klasifikuar godina dy katëshe që është mes më të paktave ndërtesa të shtresës feudale që ekziston në Shqipëri.
“Përshembull kishim Antigonenë, duhet kujdes i shtuar për t’i ruajtur-këmbëngul Laçi për gazetën.
"Në atë kohë kur unë isha drejtor i zjarrfikësve pata një pyetje si do vepronin zjarrfikësit në rast se digjeshin Sarajet, e mora si provokim.” – mbyll citimin ish zyrtari i lartë i zjarrfikësve.
Por de fakto, sarajeve të Toptansve, të ndërtuar sipas një stilit të kohës, ju vu flaka mbremjen e të hënës. Zjarri që nuk ra pa dashje, u njoftua në sallën operative të policisë së shtetit nga policia bashkiake.
Autori u largua lehtësisht , teksa një fragment kamere sigurie e shfaq në vrap e sipër së bashku me pishtarin në dorë. Ligji thotë se nëse autori identifikohet veç përgjegjësisë penale ai ngarkohet edhe me detyrimin për rivendosjen në vend të situatës dhe kthimin në gjendjen e mëparshme , pikërisht me shpenzimet e tij duke u dënuar që të shpaguajë ndërhyrjen e paligjshme. Punimet për rivendosjen në vend të situatës dhe kthimin në gjendjen e përmarshme kryhen nën mbikëqyrjen e “DRTK” që është drejtoria rajonale e trashëgimisë kuturore
Ku ishte kjo drejtori , pushteti lokal dhe ministria e kuturës për ta ruajtur?
Me gjithë riskun e vazhdueshëm në objektin e lakmueshëm , në websiten e bashkisë së Tiranës përshkrimi mbi Sarajet e Selim Pashë Toptanit përkufizohet me paralajmërimin se “ sarajet që njihen me emrin e dhëndrit të tij Servet Bej Libohovës janë monument kulture në mbrojtjen e shtetit”.
Mbrojtja dhe ruajtja e pasurive kulturore sipas një plani të mbas tërmetit të 2019 parashikuan një fond prej 40 milionë eurosh me fondet e Bashkimit Europian për rimëkëmbjen e pasurive të prekura nga fatkeqësia natyrore.
Mes dhjetra objekteve, burimet e gazetës Si theksojnë se sarajet e shpallura monument kuture kategoria 1 prej 1973 u përfshinë në një studim për restaurimin tërësor. Por megjithë elementët e konflikteve të vazhdueshme midis pretendentëve nga njëra anë , dhe parashikimeve se mund te shkatërrohej, masat për të parandaluar çdo veprim rezultuan minimale. Sakaq prokuroria e Tiranës bën me dije për gazetën Si se pret konkluzionet e policisë së kryeqytetit për të vlerësuar nisjen e hetimit për çdo dyshim të mundshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.