Arredim

Çfarë do të thotë të jesh maksimalist? Dizajnerët e brendshëm e shpjegojnë

Dizajnerët Frieda Gormley dhe Jaavy M. Royle mendojnë se ekziston një keqkuptim rreth maksimalizmit,  kryesisht, që nënkupton ‘shumë gjëra’.

“Kjo nuk është e vërtetë”, thonë ata. Maksimalizmi ka të bëjë me shumë ngjyra, bojëra, art.

“Rrethoni veten me objekte të artit, kujtime dhe gjëra që i doni”.

Kur ata ndërmarrin një projekt të ri me firmën e tyre, House of Hackney, pavarësisht nëse mbulojnë dhomën e mysafirëve të Kate Moss me printime “humoristike” ose karrige të veshura për Cara Delevingne, ata gjithmonë i përmbahen thënies estetike të Ëilliam Morris: “Mos kini asgjë në shtëpinë tuaj nëse nuk e dini se do të jenë të dobishme ose besoni se janë të bukura".

Kjo është e rëndësishme. Pse? Sepse falë Gormley, Royle dhe një grupi të stilistëve të tjerë të famshëm të brendshëm, nga Martin Brudnizki tek Ken Fulk, maksimalizmi është sërish stili i dizajnit “du jodur”(një stil apo një artikull që përdoret për një ditë të veçantë apo rast të veçantë, që nuk mund të përdoret gjithë kohës).

Pas shijimit të një kulmi të shkaktuar nga Dorothy Draper në vitet 1960, e ndjekur nga një rënie dhjetëvjeçare në favor të minimalizmit dhe modernes së mesit të shekullit, “etika e lartë” ka bërë një kthim triumfues. Të nxitur mbase nga puna e Brudnizki në Annabel's në Londër, stilistët e brendshëm kanë përkrahur gjërat e veçanta si pjesë të dekorit.

"Jini të guximshëm dhe dekoroni me bindje", thotë dizajnuesja Kathryn M. Ireland.

Sidoqoftë, ky stil vazhdon të ketë probleme për tu kuptuar dhe njerëzit janë konfuz.

Nëse maksimalizmi nuk është “vetëm shumë sende”, atëherë çfarë është saktësisht?

“Maksimalizmi është arti i ‘shumë-më-shumë’; modelim i shtresuar, ngjyra shumë, aksesorë të bollshëm dhe art dhe një ndjenjë e vërtetë e lojërave dhe veprimeve të guximshme", thotë Keren Richter, stiliste e brendshme.

"Maksimalizmi mund të gjendet në një shtëpi britanike me letër muri të modeluar, perde të modeluara dhe një atmosferë disi kaotike të mbledhur". thotë Richter.

Gjithashtu mund të jetë në të njëjtën frymë edhe një shtëpi e modeluar me një ngjyrë dhe model i thjeshtë.

“Pra, po, një dhomë e errët dhe me stilin Victorian dhe një atmosferë lozonjare e viteve 1980 mund të jenë të dyja maksimaliste”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë