Bota

Kryengritësit talebanë hyjnë në Kabul, Reuters: Po futen nga të gjitha anët, pa rezistencë

Kryengritësit talebanë hynë  të dielën në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, tha një zyrtar i ministrisë së brendshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara po evakuojnë diplomatët nga ambasada e tyre me helikopterë.

Zyrtari i lartë i tha Reuters se talebanët po vinin “nga të gjitha anët”, por nuk dha hollësi të tjera.

Në një postim ne llogarinë e pallatit presidencial afgan në Tëitter thuhet se të shtënat ishin dëgjuar në disa pjesë rreth Kabulit, por forcat e sigurisë, në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë, kanë qytetin nën kontroll.

Zyrtarët amerikanë thanë se diplomatët po transportoheshin në aeroport nga ambasada në zonën e fortifikuar, Ëazir Akbar Khan. Më shumë trupa amerikane janë dërguar për të ndihmuar evakuimet pasi përparimi i rrufeshëm i talebanëve e solli grupin islamik në Kabul brenda pak ditësh.

Javën e kaluar, një vlerësim i shërbimeve amerikane të zbulimit tha se Kabuli mund të qëndrojë për të paktën tre muaj.

Pjesëtarët e ekipit amerikan po punonin nga aeroporti i Kabulit, tha një zyrtar amerikan, ndërsa një zyrtar i NATO -s tha se një pjesë e personelit të Bashkimit Evropian është zhvendosur në një vend më të sigurt në kryeqytet.

Një zyrtar taleban i tha Reuters se grupi nuk donte viktima, por nuk ka shpallur ndonjë armëpushim.

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershme mbi situatën nga presidenti Ashraf Ghani, i cili tha të shtunën se ishte në konsultime urgjente me udhëheqësit vendas dhe partnerët ndërkombëtarë për gjendjen në vend.

Më herët të dielën, kryengritësit pushtuan pa luftë qytetin lindor Jalalabad, gjë që u dha atyre kontrollin mbi një prej autostradave kryesore në Afganistanin pa dalje në det. Ata gjithashtu morën postën kufitare më Pakistanin në Torkham, duke lënë aeroportin e Kabulit të vetmen rrugëdalje nga Afganistani, që është ende në duart e qeverisë.

Marrja e Jalalabadit pasoi pushtimin e qytetit verior të Mazar-i-Sharif të shtunën vonë, gjithashtu me pak luftime.

“Nuk ka përleshje tani në Jalalabad sepse guvernatori u është dorëzuar talebanëve”, i tha agjencisë Reuters tha një zyrtar afgan me seli në Jalalabad. “Lejimi i kalimit të talebanëve ishte mënyra e vetme për të shpëtuar jetën e civilëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë