Ekipi indian i hokeit të femrave bëri histori duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e parë olimpike gjithsesi ato humbën ndaj Britanisë së Madhe në Lojërat e Tokios 2020. Por udhëtimi i tyre nuk ka qenë i lehtë.
“Çfarë do të bëjë ajo duke luajtur hokej? Ajo do të vrapojë nëpër fushë e veshur me një fund të shkurtër dhe do të japë një emër të keq për familjen tuaj”, u thanë prindërve të Rani Rampal, një prej lojtareve.
Vandana Katariya u dekurajua të luante hokej sepse ishte “e papërshtatshme për një vajzë”. Neha Goyal, e lindur nga një baba alkoolik dhe dhunues, kërkoi ngushëllim në fushën e hokeit.
Nëna e Nisha Warsi punoi në një fabrikë për të ushqyer familjen e saj si nj grua e ve. Nikki Pradhan punoi në fusha dhe filloi të luante hokej me shkopinj të huazuar dhe të thyer në terrenet me zhavorr.
Ato u përballën me shanset, injoruan kundërshtuesit dhe ju mbyllën gojën kritikëve. Ato ia dolën.
Rampal, Katariya, Goyal, Warsi dhe Pradhan janë vetëm disa nga protagonistet në skuadrën e 16-të të historisë së Indisë.
Për herë të parë, ekipi i hokej të grave konkurroi për një medalje në Lojërat Olimpike. Edhe para se të niseshin për Olimpiadën, kishte shumë njerëz që nuk besonin tek to.
Në çerekfinale ata u përballën me ish-kampionët, Australinë. Ata luajtën me atë lloj aftësie që bota i lidh me hokein indian dhe me atë ritëm që askush nuk e kishte pritur fare prej tyre. Ata mundën Australinë 1-0 të për të kaluar në gjysmëfinalen e tyre të parë olimpike.
Ishte një rast i rëndësishëm për hokein, i cili është aq i ndërlidhur me lavdinë sportive të Indisë.
India dikur sundoi hokein në fushë, kryesisht kur luhej ende në një fushë natyrore. Ndërsa burrat u vunë në një piedestal, gratë u injoruan kryesisht.
India ka fituar 11 medalje olimpike, përfshirë tetë ari, në hokej. Por ekipi i grave, i cili bëri debutimin në 1980, ka luajtur në vetëm tre edicione, përfshirë Tokio.
Shumica e grave në hokein indian vinin nga familje të varfëra dhe ishin mësuar të kënaqeshin me burimet e pakta dhe apatinë zyrtare. Ndonjëherë, premtimi për një punë në qeveri dhe një pagë të qëndrueshme duhej të mjaftonte mbi ëndrrat atletike. Deri në vitin 2012 u bënë përpjekje për të përmirësuar lojën e grave.
Ish -lojtari australian Neil Hawgood kujtoi diferencën në ekip kur mbërriti si trajner në 2012. Ai duhej t’i bindte se ai ishte atje për t’i ndihmuar të kishin sukses në vend që t’i fajësonte ato për dështimet.
“Ne duhej t’i bënim ato të na besonin dhe ky ishte çelësi më i madh”, tha Hawgood.
“Deep Grace Ekka dhe Sunita Lakra, dy nga lojtaret kaluan rreth dy vjet pa më parë në sy … Deri në vitin 2014, ai besim ishte zhvilluar dhe ekipi filloi të rritet. Nën drejtimin e Hawgood, ekipi indian i grave u kualifikua për Olimpiadën për herë të parë në 36 vjet.

Megjithëse udhëtimi në Rio nuk shkoi sipas planit, ata fituan përvojë dhe njëfarë besimi. Ishte një hap i parë i rëndësishëm, sepse vërtetoi se ata mund të bënin mrekulli kur u jepeshin burimet dhe mjetet e duhura.
Në 1980, kur ekipi udhëtoi për në Lojërat Olimpike të Moskës, ata u shoqëruan nga një trajner dhe një menaxher. Në Lojërat e Tokios, ata kanë një staf mbështetës prej shtatë vetash.
Nga 16 lojtaret që ishin në Tokio, tetë prej tyre kishin luajtur në Rio 2016, duke i dhënë ekipit një bërthamë të fortë. Ata kanë mësuar nga përvoja, e kanë ndarë atë dhe janë ndërtuar mbi të.
Pandemia kërcënoi të hidhte poshtë çdo mund të tyrin, por gjithsesi ekipi indian nuk u dorëzua dhe qëndroi një vit shtesë në kampusin e Autoritetit Sportiv të Indisë në Bengaluru duke u stërvitur dhe kështu India mbërriti në Tokio e përgatitur.
Stërvitja e tyre ishte e qartë në ndeshjen kundër Afrikës së Jugut apo dhe në gjysëmfinale me Australinë.
Katariya, e cila dikur stërvitej e izoluar për t’u fshehur nga shikimet qortuese të pleqve në fshatin e saj, ishte në qendër të vëmendjes. Ajo shënoi një hat-trick,i pari së pari nga një grua indiane në Olimpiadë, për të ndihmuar Indinë të kalojë Afrikën e Jugut 4-3 dhe të qëndrojë në garë.
Megjithëse ka pasur dhe shkëlqime individuale, si ajo e Katariya, kjo skuadër prej 16 vetash do të mbahet mend për punën e tyre ekipore dhe angazhimin ndaj njëri-tjetrit.
Ato të gjitha kanë pasur udhëtimet e tyre, historitë e tyre të luftës dhe kanë gjetur forcë në një qëllim të përbashkët.
Shumë prej tyre kishin ndërtuar jetën e tyre dhe familjen e tyre si të gjitha femrat në Indi e ndërkohë tani po bëjnë të njohur hokein indian në të gjithë botën duke bërë histori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



