5 gusht 1850 lindi në Francë, pranë bregdetit të Normandisë, shkrimtari Guy de Mopasan i biri i një familje borgjeze.
Peizazhi periferik ishte e vetmja qetësi për Guy i cili jetonte me një familje kaotike.
Në moshën 13-vjeçare atë e dërguan në një shkollë fetare ku qëndroi deri 18-vjeç dhe ndikoi në krijimin e urrejtjes që ai pati për fenë, por shkroi esetë e tij të para.
Mbas përfundimit të kolegjit, Mopasani mobilizohet në korrik të vitit 1870 në luftën kundër Prusisë. Një pjesë e mirë e tregimeve tij janë të lidhura drejtpërdrejt me këtë periudhë, ku shfaqet urrejtja për pushtuesin dhe heroizmi i njerëzve të përulur. Ndër to, bënë zhurmë “Bufalaqja”, “Zonjusha Fifi”, “Nëna Sovazh”, ”Dy miqtë” etj.
Gustav Flober, atë kohë një shkrimtar i formuar dhe mik i mirë i mamasë së Guy, e merr atë në patronazh duke e bërë pjesë të grupeve të shkrimtarëve natyralistë dhe realistë, ku dhe ai vetë e gjente veten.
Më shqetësimesh të shumta lidhur me shëndetin, Guy publikon Bel Ami në vitin 1885, një vepër kyçe, që ngjason shumë me vetë autorin, një gazetar elegant, i shoqërueshëm, joshës dhe bukurosh, por i tmerruar nga ideja e vdekjes.
Në vitet e fundit të jetës së tij, Mopasan u bë i pasur dhe bleu një jaht me të cilin udhëtoi nga Italia në Afrikë të Jugut. Shumë larg nga Franca dhe parisienët. Për Mopasanin ato mishëronin dukuritë që në romanet e tij ai i përshkruan me cinizëm: mizoria e qenies njerëzore e shprehur përmes veseve më të këqija: egoizmit, babëzisë, marrëzisë.
Sifilizi u përparua dhe e la atë të paralizuar. Vdekja e të vëllait e dëmtoi akoma më shumë dhe e dërgoi në tentativa të dështuara vetëvrasjeje.. Ai u shtrua në një klinikë psikiatrie ku kaloi tetëmbëdhjetë muaj vuajtjeje, dhe herë – herë binte në gjendje dalldie gjatë së cilave thoshte se komunikonte me botën e përtejme.
Guy De Mopasan vdiq më 6 korrik të vitit 1893, duke lënë dy romane të papërfunduara: “Angelus” dhe “Shpirti i huaj”. Në epitafin e tij ai la të shkruar:” “Desha gjithçka dhe mora kënaqësinë e asgjëje.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.