Drejtësia

Apeli rrëzon kërkesën e prokurorit Maksim Sota për makinën e sekuestruar

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e automjetit të prokurorit të Vlorës, Maksim Sota. Mjeti i tij u sekuestrua me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se i është blerë prokurorit nga persona që merren me trafik droge.

Sota akuzohet për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës". Ndërkohë që Prokuroria e Posaçme është duke kryer hetime për anëtarët e tjerë të grupit.

Operacioni u ndërmor në orët e para të mëngjesit të 2 korrikut 2021, me ekzekutimin e 28 arrestimeve mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi.

Mes të ndaluarve është dhe prokurori Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Ndaj tyre rëndon akuza e “Shpërdorim detyre” Për zbulimin e rrjetit të organizuar nga zyrtarë të policisë por dhe nga prokurorë ka shërbyer dëshmia e 4 bashkëpunëtorëve të drejtësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë