Euro 2020

Mbretëresha Elisabet i shkruan trajnerit Southgejt: Dua që historia t’ju kujtojë

Mbretëresha Elisabet II ka dashur t’i dërgojë një mesazh personalisht trajnerit të Anglisë, Gereth Southgejt, në prag të finales së Euro 2020 ndaj Italisë. Në këtë mesazh shumë special për trajnerin anglez, ajo shkruan:

Kur Mbretëresha i dorëzonte Kupën e Botës Bobi Murit 55 vite më parë. Gazeta Si, 10 korrik 2021

"55 vite më parë kisha fatin t’i dorëzoja trofeun e Kupës së Botës Bobi Murit dhe pashë se çfarë do të thotë për futbollistët, trajnerët dhe stafin të arrish dhe ta fitosh finalen e një turneu të madh ndërkombëtar.

Dua t’ju përcjell përgëzimet e mia dhe të familjes sime të gjithëve jua që arritët në finalen e kampionatit europian. Dua t’ju uroj gjithashtu sa më shumë fat nesër, me shpresën që historia të kujtojë suksesin tuaj, por edhe shpirtin, impenjimin dhe krenaritë që keni vënë në fushë".

Letra e Mbretëreshës Elisabet për Southgejt. Gazeta Si, 10 korrik 2021

Nesër në mbrëmje do të shihet, nëse letra e Mbretëreshës Elisabet do t’u sjellë fat apo jo “Tre Luanëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë