Të dielën në mbrëmje tifozët italianë do të jenë në minorancë në “Wembley”, por “axurrët” mund të llogarisin edhe mbështetjen e një tjetër vendi, Skocisë, rivales së përjetshme të Anglisë, që është pozicionuar hapur në prag të finales së Euro 2020.
Jo vetëm në rrjetet sociale ka një mobilizim masiv për t’u dërguar mesazhe mbështetjeje Zhorzhinjos me shokë, por sot kanë “zbritur në fushë” edhe të përditshmet kryesore skoceze, si “The National”, që ia ka dedikuar faqen e parë imazhit të Roberto Mançinit në versionin “Braveheart”, si Mel Gibson në filmin e famshëm, me fytyrën të ngjyrosur me blu dhe të bardhë, ngjyrat e Skocisë.
Mjaft eksplicit edhe titulli që shoqëron foton kryesore: "Na shpëto Roberto, je shpresa jonë e fundit!" Kurse në nëntitull shkruhet: "Nuk mund t’i durojmë edhe 55 vjet", duke iu referuar faktit që Anglia ka 55 vite që nuk fiton një trofe të rëndësishëm. Edhe “Daily Record” është në krahun e italianëve dhe këtë e ka treguar me titullin: "Të dielën, Peroni dhe pica".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.