Euro 2020

Spinacola e merr me humor: Do jem në “Wembley”, do kërcej me paterica

Leonardo Spinacola, mbrojtësi i krahut të majtë tek Italia, tregoi një formë të shkëlqyer në këtë Europian deri në ndeshjen çerekfinale me Belgjikën, ku pësoi një dëmtim të rëndë, që do ta lërë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Ai ka kryer tashmë një ndërhyrje kirurgjikale, por në finalen e Londrës do të jetë i pranishëm, duke shpresuar të festojë me shokët skuadrës për fitimin e trofeut.

Spinacola, "lojtari i ndeshjes" ndaj Turqisë. Gazeta Si, 10 korrik 2021

Në një intervistë për “Tg1”, Spinacola ka deklaruar: "Djemtë e mbajtën pretimin. Më kanë dhuruar një mbrëmje të pabesueshme kundër Spanjës. Jemi një skuadër e madhe, kam hyrë në zemrat e tyre, jemi si një familje dhe është një emocion shumë i bukur. Do të jem në “Wembley” dhe me paterica do të festoj. Nëse fitojmë, do të jetë një sfilitje për mua, sepse duhet të shkoj të kërcej me të gjithë. Shpresoj të kërcej me njërën këmbë gjatë gjithë kohës. Me shokët e skuadrës do të flas në avion pastaj, do t’u them atyre: jam edhe unë".

Në gjysmëfinalen me Spanjën, në vend të Spinacolës u aktivizua Emerson Palmieri. Lojtari i Çelsit do të jetë në fushë edhe në finale e nesërme, në një stadium që ai e njeh mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë