Euro 2020

Koret raciste, UEFA ndëshkon Hungarinë me gjobë dhe ndeshje pa tifozë

Hungaria duhet të luajë tri ndeshje pa tifozë në fushën e saj, perveçse duhet të paguajë edhe një gjobë prej 100 mijë eurosh, për shkak të sjelljes diskriminuese të tifozëve të saj në ndeshjen e Euro 2020 ndaj Francës.

UEFA ka vendosur të mos i tolerojë aspak koret raciste të tifozëve hungarezë ndaj futbollistëve me ngjyrë të Francës gjatë ndeshje në grup, të zhvilluar më 19 qershor në Budapest. Gjithashtu, UEFA ka hetuar edhe për banderolat apo parullat homofobe të tifozëve hungarezë gjatë dy ndeshjeve të tjera në grup, atyre ndaj Portugalisë dhe ndaj Gjermanisë.

Nga ndeshja Hungari-Francë. Gazeta Si, 9 korrik 2021

Gjatë këtij Europiani në fakt nuk ka pasur probleme të theksuara me tifozët. Hungarezët kanë qenë ata që kanë sjellë më shumë shqetësim me sjelljen e tyre në ndeshjet e fazës në grupe, veçanërisht ndaj Francës, ku pati kore raciste ndaj Mbape me shokë. Një sjellje që i ka kushtuar Hungarisë, sepse duhet të luajë me stadium bosh dhe duhet të paguajë edhe gjobën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë