"Nëse ke qenë me shumë fat dhe ke në dorë një biletë për finalen e Euro 2020, të lutem, mos e vërshëlle himnin e Italisë. Do të ishte mungesë edukate dhe mungesë respekti. Ia vlen ta dëgjosh”. Ky është komenti i Geri Linekerit, ish-futbollistit të famshëm anglez për bashkombasit e tij, në prag të finales të së dielës në “Wembley”.
Qëndrimi i ish-sulmuesit, aktualisht opinionist sportiv, merr spunto nga ajo që ndodhi në ndeshjen Angli-Danimarkë, kur gjatë himnit danez tifozët anglezë ndezën fishekzjarre dhe për këtë UEFA ka hapur edhe një hetim.
Geri Lineker njihet për qëndrimet e tij pa filtra në situata të caktuara. Disa ditë më parë ai kritikoi lojën mbrojtëse të Italisë në ndeshjen me Spanjën, duke komentuar: “Çfarë katenaçoje”. Po ashtu, Lineker ka thënë pas eliminimit të Gjermanisë se shprehjes së tij të famshme “futbolli është një lojë, ku 22 burra vrapojnë pas topit dhe fiton gjithmonë Gjermania”, i ka ikur koha. Apeli i tij i fundit për tifozët anglezë është shumë qytetar dhe është mbështetur nga të gjithë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.