Ka ndodhur

Pas kritikave të forta të Ramës, shkarkohet shefi i komisariatit të Sarandës

Shefi i komisariatit të Sarandës Syrja Bello është shkarkuar nga detyra. Në vend të tij, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është emëruar Klodian Kondi. Shkarkimi i tij vjen pas kritikave të forta të kryeministrit Rama një ditë më parë për komisariatin e këtij qyteti.

Në një takim me krerë dhe drejtues të lartë të policisë, shefi i qeverisë kërkoi ndëshkim penal për drejtuesit e komisariatit pas disa ngjarjeve kriminale në këtë qytet.

Duke iu referuar plagosjes së një biznesmeni disa javë më parë në mes të qytetit, Rama theksoi se komisariati duhej të ishte shkrirë.

Rama foli me tone të ashpra sa i takon rolit të policisë, duke drejtuar gishtin ndaj tyre për sulmet me armë në lokalet në zonat bregdetare, pronarët e të cilëve theksoi se kapin për hunde shefat e komisariateve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë