Edhe pse asnjë turne futbolli nuk përjashtohet nga gabimet arbitrare, e vërteta është se Europiani aktual dallon për polemikat e pakta për gjykimin nga kombëtare të ndryshme. Megjithatë, duket se ka aspekte të tjera që gjenerojnë më shumë polemika. Kjo është ajo që ish-arbitri i FIFA-s, Jonas Erikson, ka lënë të kuptohet nga një postim në Instagram.
“Shpesh pyetet se si seleksionohen arbitrat për ndeshjet vendimtare, si klasifikohen ata, kush gabon më pak apo ka ndonjë që është i ngarkuar të bëjë vlerësimin. E vërteta është se kjo është një çështje e errët. Është një politikë e pistë dhe një botë false, ku miqësia, korrupsioni dhe loja e disa vendeve luan një rol të rëndësishëm.
Futbolli që flet për “fair play” dhe respekt, ku rregullorja është e njëjtë për të gjithë, ku 4 skuadrat më të mira, ato që kanë fituar më shumë ndeshje, luajnë gjysmëfinalet në Londër. Kur flitet për arbitrimin, gjithçka bëhet në dhoma të mbyllura, me programe politike dhe me gjithçka në mendje, përveç të mirës së futbollit”, - ka shkruar ish-arbitri suedez, duke ngritur shumë dyshime për përzgjedhjen e arbitrave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.