Europiani përfundoi pak ditë më parë për Belgjikën, që u eliminua në çerekfinale nga Italia. Trajneri Roberto Martinez duket se është konfirmuar në krye të kësaj skuadre nga Federata Belge e Futbollit, por ndryshe është situata me Tierri Henri, ndihmësin e tij.
Kampioni i botës me Francën, sipas “L'Equipe”, është gati të ndërpresë raportet me Belgjikën, ashtu siç kishte bërë edhe pas Botërorit të 2018-ës në Rusi. Dhe do të bëjë me klasin që e dallon si person.
Henri do t’i japë lamtumirën Belgjikës dhe do të japë për bamirësi të gjitha paratë e fituara gjatë kësaj periudhe, nga maji në korrik, kur skuadra doli jashtë turneut. Ish-trajneri i Monakosë dhe Montreal Impakt e lë detyrën me një gjest vërtet të rrallë, duke dhuruar të ardhurat e tij për atë pjesë njerëzish që ka më shumë nevojë. Henri ka qenë pjesë e stafit të trajnerit Mertinez dhe është marrë me stërvitjen e sulmuesve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.