“Ne nuk mund të kishim parashikuar që Bullgaria do të bllokonte fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Europian”. Kjo ishte deklarata e Kancelares gjermane Angela Merkel pas një takimi me udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor.
Mosmarrëveshja Maqedoni-Bullgari u hap si temë në takimin e tetë të Procesit të Berlinit.
Merkel tha se rajoni aktualisht po përballet me tre vështirësi: mosmarrëveshja midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, mosmarrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës dhe zhvillimet në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Ju nuk mund të parashikoni disa vështirësi. Ne kemi shikuar për një kohë të gjatë se si Maqedonia e Veriut dhe Greqia negociuan për emrin. Pasi u zgjidh mosmarrëveshja, Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s, por papritmas Bullgaria bllokoi fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE.
E ardhmja e rajonit është në BE dhe kjo nuk është vetëm në interesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të vetë BE-së”, tha Merkel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




