Portugalia e tij u eliminua që në fazën e 1/8-ave nga Belgjika dhe Kristiano Ronaldo është me pushime, por Europiani i tij vazhdon akoma. Sulmuesi portugez mbetet në garë për trofeun e golashënuesit më të mirë të kompeticionit, madje ka shumë shanse ta fitojë atë.
Kristiano Ronaldo shënoi 5 gola në 4 ndeshje dhe mban vendin e parë për momentin. Ai është barazuar në këtë kuotë nga Patrik Shik, por sulmuesi çek, tashmë edhe ai jashtë Euro 2020, ka një ndeshje më shumë se portugezi. Romelu Lukaku e mbylli Europianin të premten, në kuotën e 4 golave.
Më tepër Kristiano Ronaldo rrezikohet për trofeun personal nga dy anglezaët Rahim Sterlin dhe Herri Kejn, të dy me nga 3 gola të realizuar deri tani, por që vazhdojnë të jenë në aktivitet. Me dy ndeshjet që kanë në dispozicion, gjysmëfinalen dhe finale e mundshme, Sterling dhe Kejn kanë shanse reale për “Këpucën e Artë” të Euro 2020.
Mes shënuesve të tjerë më të mirë të turneut janë Levandovski, Uijnaldum dhe Forsberg, të gjithë me nga 3 gola, por gjithashtu të gjithë të eliminuar me skuadrat e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.