Me shumë vështirësi arriti të kalonte grupin, vetëm falë fitores në ndeshjen e fundit ndaj Rusisë, por tashmë ka marrë superxhiro dhe nuk di të ndalet. Është Danimarka skuadra e tretë gjysmëfinaliste e Euro 2020. Në Azerbajxhan, në temperatura të larta, danezët kanë mundur Çekinë 1-2, me gola të Delanei dhe Dolberg. Përralla e tyre vazhdon, ndërsa ajo e Çekisë ka përfunduar në Baku.
Delanei realizoi një nga golat më të shpejtë të këtij Europiani. Ai realizoi me kokë, pas harkimit nga goditja e këndit, që në minutën e 5-të, duke e kaluar Danimarkën në avantazh. Çekia më pas u përpoq të reagonte, por krijoi vetëm ndonjë rast sporadik. Kasper Dolberg shënoi edhe golin e dytë për danezët në fund të pjesës së parë, pas një asisti perfekt të Maehle.
Trajneri çek bëri dy ndërrime që në fillim të pjesës së dytë, ai hodhi në fushë Jakto dhe Krmencik. Ka një tjetër motivim nga Çekia në fushë me Patrik Shik nuk mungon në takimin e golin. Sulmuesi kryesor i çekëve realizon me një kthesë të bukur në zonë, duke hapur ndeshjen. Reagon edhe trajneri i Danimarkës, Hjulmand, në minutën e 60-të, duke parë skuadrën e tij në vështirësi. Në fushë Poulsen dhe Norgard.
Jusuf Poulsen dhe Maehle kanë dy mundësi të mira për golin e tretë të danezëve, por asnjëri prej tyre nuk arrin të mposhtë Vaclik. Me kalimin e minutave, në radhët e Çekisë ka nervozizëm dhe ndëshkim me kartonë të verdhë. Akordohen 6 minuta shtesë, ku Danimarka reziston deri në vërshëllimën përfundimtare të holandezit Kuipers. Më pas vjen festa për kalimin në gjysmëfinale, ku më 7 korrik kundërshtar do të jetë fituesi i çiftit Ukrainë-Angli.
Çeki-Danimarkë 1-2
Çekia (4-2-3-1): Vaclik, Coufal, Çelustka (Brabek), Kalas, Boril, Holes (Jankto), Souçek, Masopust (Krmençik), Barak, Sevçik (Darida), Shik (Vidra). Trajner: Silhavi
Danimarka (3-4-3): Shmeikel, Kristensen (Andersen), Kjaer, Vestergard, Striger Larsen (Vas), Hojbjerg, Delanei (Jensen), Maehle, Braithuejt, Dolberg (Poulsen), Damsgard (Norgard). Trajner: Hjulmand
Arbitër: Kuipers (Holandë)
Shënues: Delanei 5’, Dolberg 42’, Shik 49’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.