Italia është mes katër skuadrave më të mira të Europianit, pasi ka mundur Belgjikën në çerekfinale. Pesë fitore në pesë ndeshje deri tani flasin qartë për forcën e kësaj skuadre. Pas suksesit ndal belgëve, trajneri Roberto Mançini është dukur mjaft entuziast dhe euforik.
"Italia e meritoi ta fitonte ndeshjen. Djemtë ishin të jashtëzakonshëm në lojë. Kemi vuajtur gjatë 10 minutave të fundit, sepse ishim vërtet të lodhur, kishim shpenzuar shumë energji. Por mund të kishim shënuar edhe ndonjë gol më shumë. Belgjika më mirë në fillim? Nuk mendoj kështu, ishte një ndeshje plotësisht e hapur", - tha fillimisht Mançini.
Trajneri i Italisë nuk vendos limite për skuadrën që drejton, ndërsa komentet për Spanjën, kundërshtarin e radhës, i ka lënë për më vonë: "Nuk kishim ndonjë objektiv minimal në këtë kompeticion, duam të arrijmë maksimumin dhe rruga është ende e gjatë, janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur, të shohim se çfarë do të ndodhë. Spanja? Të shijojmë këtë fitore, pastaj do të flasim. Komplimente djemve, ishin të jashtëzakonshëm".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.