Euro 2020

Dy yjet e Belgjikës, luftë me kohën për të luajtur ndaj Italisë

Kevin De Bryjne duhet të jetë gati për ndeshjen çerekfinale ndaj Italisë, ndërsa ylli tjetër i Belgjikës, Eden Hazard, ka 50% mundësi për të luajtur në Mynih. Belgët u kaulifikuan me vështirësi ndaj Portugalisë në 1/8-at, falë një goli të Torghan Hazard. Ishte një kualifikim me pasoja, pasi u dëmtua lojtari më i mirë, De Bryjne, por edhe Eden Hazard.

Sipas të përditshmes belge “Nieuwsblad”, gjendja e dy lojtarëve që lanë fushën ndaj Portugalisë është më optimiste. "Lajmet për këta dy lojtarë janë pozitive, është një luftë me kohën dhe duhet parë ditë pas dite. Nëse shkojmë në gjysmëfinale, ata me siguri do të luajnë, por duam t’i kemi gati edhe ndaj Italisë, - ka thënë trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez.

Momenti i dëmtimit të De Bryjne ndaj Portugalisë. Gazeta Si, 29 qershor 2021

Egzaminimet kanë përjashtuar dëmtimet e rënda për të dy lojrtarët, por më i lehtë është rikuperimi i De Bryjnes. Lojtari i Mançester Sitit ka dëmtuar kaviljen, ndërsa Eden Hazard ka një problem muskulor. Ndeshja me Italinë luhet të premten në Mynih dhe stafi teknik i Belgjikës shpreson shumë të ketë në dispozicion dy yjet e skuadrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë