Euro 2020

Sot në fushë Spanja dhe Franca, Deshamp pret golat e Kilian Mbape

Në ditën e tretë të 1/8-ve të Euro 2020 në fushë do të zbresin Spanja dhe Franca. Skuadra e trajnerit Luis Enrike përballet me Kroacinë në Kopenhagen, kurse kampionët e botës luajnë kundër Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit në Bukuresht. Fituesit e këtyre dy çifteve ndeshen me njëri-tjetrin më 2 korrik në Shën Pietërburg.

Te Franca ka shënuar Grizman, është zhbllokuar edhe Benzema, por në listën e shënuesve mungon “bomberi”, nga i cili pritej më shumë: Kilian Mbape. Deri tani lojtari i PSG-së nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës asnjëherë. Ai ka marrë pjesë në aksionet e golave, duke dhënë një kontriubut të rëndësishëm, por nuk ka provuar ende kënaqësinë e golit personal.

Sot në mbrëmje, ndaj Zvicrës, Mbape duhet të korrigjojë shëjestrën dhe të prishë atë 0 që është si një njollë për kandidaturën e tij për “Topin e Artë”. Zvicra në anën tjetër do të tentojë surprizën ndoshta me ndonjë tjetër magji të Xherdan Shaqirit.

Luka Modriç feston golin ndaj Skocisë. Gazeta Si, 28 qershor 2021

Në Kopenhagen, në orën 18:00, ndeshen Spanja dhe Kroacia. Iberikët sikur e kanë marrë veten pas fitores së thellë ndaj Sllovakisë dhe sot nisen favoritë. Në dyshim është portieri De Gea për një dëmtim. Kroacia ka humbur mbrojtësin Lovren për shkak kartonësh dhe sulmuesin Perisiç, që doli pozitiv me Covid. Ballkanasit do të mbështeten te shpatullat e kapitenit Luka Modriç, ndërkohë që nga minuta e parë do të jetë në fushë edhe Rebiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë