Euro 2020

Video/ Belgjika zbret nga froni kampionët e Portugalisë, tani e pret Italia

Në Sevilje ka vendosur një gol i Thorgan Hazard në fundin e pjesës së parë, gol që i ka dhënë kualifikimin Belgjikës në një ndeshje shumë të vështirë dhe të dominuar lehtë nga Portugalia. Europiani humbet kështu edhe Kristiano Ronaldon, ndsërsa Romelu Lukaku tani sfidon Italinë në çerekfinale.

"Djajtë e kuq”, të drejtuar nga trajneri Martinez, nuk kanë bërë ndeshjen më të mirë, kanë vuajtur jo pak, por fati i ka ndihmuar të kualifikohen ndaj kampionëve në fuqi të Europës. Asnjë nga dy yjet e ndeshjes, as Lukaku dhe as Kristiano Ronaldo, nuk mundën të shënonin. Golin e vetëm e realizoi Thorgan Hazard me një gjuajtje nga jashtë zonës. Topi mori një trajektore që u bë e pamundur për portierin Rui Patricio.

Në pjesën e dytë Belgjika humbi De Byjnen për dëmtim, ndërsa trajneri Santos lëvizi kartat nga stoli, duke hedhur në fushë edhe Bruno Fernandesin, Zhoao Feliksin dhe Andre Silvën. Ruben Dias iua frua golit me një gjuajtje me kokë, që u prit nga Kurtua, kurse Guerreiro goditi shtyllën e majtë të portierit belg. Në fund portugezët provuan gjithçka, por e patën të pamundur ta çanin Belgjikën me krose.

Belgjikë-Portugali 1-0
Belgjika 3-4-2-1): Kurtua, Aldervireld, Vertonghen, Vermalen, Meunier, Tielemans, Vitsel, T.Hazard (Dendonker), De Brujne (Mertens), E.Hazard (Karrasko), Lukaku. Trajner: Martinez
Portugalia (4-1-4-1): Rui Patricio, Dalot, Pepe, Dias, Guerreiro, Palhinja (Danilo), Bernardo (Zhoao Feliks), Moutinjo (Fernandes), Sançes (Oliveira), Jota (Andre Silva), Kristiano Ronaldo. Trajner: Santos
Arbitër: Brysh (Gjermani)
Shënues: T.Hazard 42’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë