Në përplasja e armatosur në plazhin e Velipojës, ku katër persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur ka pasur një shkëmbim me armë zjarri që ka zgjatur për minuta me radhë mes dy grupeve.
Megjithatë, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur vetëm një pistoletë, ndërsa thotë se ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, që shpreson se do të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së plotë të ngjarjes.
“Në ngjarje janë përfshirë më shumë se sa një armë. Një pistoletë është sekuestruar. Janë sekuestruar një numër kamerash sigurie. Shumë shpejt do të ketë persona të arrestuar”, deklaroi Drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj.
Brahimaj tha se ngjarja ka ndodhur para ambienteve të hotel ‘Gocaj’ dhe përplasja ka ndodhur për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet, ose mbi sipërfaqet e rërës që shfrytëzohen për vendosjen e çadrave dhe shezlonëve. Brahimaj tha më tej se janë përdorur më shumë se një armë.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen Kujtim Ferracaku, 59 vjeç, dhe 2 anëtare të familje Gocaj, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç. I vdekur ka mbetur edhe Myzerim Zeneli, punonjësi i shezlonëve, vetëm 20 vjeç. Të plagosur në ngjarjen e rëndë kanë mbetur Hasan Ferracaku 54-vjeç, si dhe Elmilind Dyli, 17-vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.