Euro 2020

Mançini në histori, Italia e tij më e pathyeshmja e të gjitha kohërave

Jo vetëm kualifikimi në çerekfinale të Euro 2020, por edhe një rekord i dyfishtë i jashtëzakonshëm për Italinë e Roberto Mançinit. Ajo është bërë skuadra më e pathyeshme e historisë: në minutën e 89-të të ndeshjes me Austrinë u thye rekordi i 1143 minutave pa pësuar gol, që zgjaste që prej vitit 1974.

Fitorja 2-1 e kësaj ndeshjeje ishte rezultati i 31-të pozitiv radhazi për “axurrët”, duke bërë që Roberto Mançini të kalojë një legjendë si Vitorio Poco.

Festa e Donarumës. Gazeta Si, 27 qershor 2021

Goli i Kallajxhiç i ka dhënë fund pathyeshmërisë së Italisë në minutën e 1168-të, por rekordi mbetet. Precedenti i mëparshëm kishte zgjatur nga 20 shtatori i 1972-shit (fitorja 3-1 kundër Jugosllavisë) deri më 15 qershor 1975 (fitorja 3-1 ndaj Haitit). Në të gjitha ndeshjet ishte në portë Dino Xof. Në këtë rast, nga 14 tetori i 2020-ës (Itali-Holandë 1-1) e deri më 26 qershor 2021, ku mes shtyllave janë alternuar Donaruma, Sirigu dhe Meret.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë