Pas rikthimit nga Shën Pietërburgu, ku kishin shkuar për të ndjekur nga afër ndeshjen e fundit në grup të Euro 2020 ndaj Belgjikës, rreth 100 tifozë finlandezë kanë rezultuar pozitivë në kontrollet në dogana. Ata janë bërë një vatër infeksioni e Covid-19 dhe pritet që numri të rritet pasi të kryen testet e radhës.
Kryeministri finlandez, Sana Marin, gjatë një takimi në Bruksel, është shprehur: "E rëndësishme është që të gjithë të bëjnë një test, kështu rastet do të identifikohen dhe infeskioni nuk do të përhapet”. Testet e kryera në doganat gjatë kufirit me Rusinë kanë zbuluar 86 raste pozitive, por shumë analiza janë ende duke u kryer.
Autoritetet shëndetësore në Finlandë që mbikqyrin pandeminë u kanë kërkuar të gjithëve atyre që janë kthyer nga Shën Pietërburgu të kryejnë një test brenda 72 orëve. Në Rusi, niveli i të infektuarve ka qenë 20 herë më i lartë se në Finlandë. Ky është rasti i parë i një infektimi masiv të tifozëve gjatë Euro 2020. Tre tifozë danezë ndërkohë janë prekur nga varianti Delta i Covid-it.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.