Euro 2020

Italia qëndron në këmbë, “Jo” uljes në gjunjë para ndeshjes me Austrinë

Nuk është një çështje racizmi, mund të ishte një gjest bonsensi. Para ndeshjes së 1/8-ve kundër Austrisë, futbollistët e Italisë nuk do të ulen në gjunjë për t’u solidarizuar me lëvizjen “Black Lives Matter” kundër diskriminimit. Ata do të qëndrojnë në këmbë, pavarësisht presionit politik që u bë një ditë pas sfidës me Uellsin, ku vetëm 5 lojtarë, - Toloi, Pesina, Emerson, Bernardeski dhe Beloti, - vendosën të uleshin në gjunjë.

Vendimi është marrë nga grupi i lojtarëve, ndoshta për të evituar atë deformim. Situata do të shpjegohet në konferencë shtypi nga Leonardo Bonuçi. Çfarë do të thotë mbrojtësi italian? Me shumë mundësi ai do të shpjegojë se nuk e konsideron gjestin e uljes në gjunjë të nevojshëm për luftën kundër racizmit.

Sidoqoftë, deri tani asnjë nga dy skuadrat nuk ka kërkuar autorizimin e nevojshëm nga arbitrat. Sipas të gjitha gjasave, as Austria dhe as Italia nuk do të gjunjëzohen para ndeshjes që do të luajnë mes tyre në “Wembley”, ku do të diskutojnë kalimin në çerekfinale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë