Euro 2020

Surprizë për Anglinë, Ed Shiran motivon skuadrën në grumbullim me një koncert

Një surprizë e bukur në St.George Park, në grumbullimin e kombëtares angleze, që në fazën e 1/8-ave të Euro 2020 do të ndeshet me Gjermaninë. Ylli i popit, Ed Shiran, kënduar disa këngë në disatancë, ndërkohë që futbollistët dhe stafi po ndiqnin ndeshjen në televizor për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Anglezët kishin organizuar një barbekju dhe një concert në ambient të hapur, ndërkohë që luheshin ndeshjet e fundit në grup të mërkurën në mbrëmje. Gjatë koncertit të improvizuar nga Shiran është kënduar edhe kënga “Three Lions” e skuadrës angleze, me tekstin “Football's Coming Home”.

Shiran në stadium. Gazeta Si, 25 qershor 2021

Ed Shiran është shumë i apasionuar pas futbollit dhe ka gjetur këtë mënyrë për t’u dhënë zemër futbollistëve tani që nis faza me eliminim direkt e Europianit. Aq më tepër, që anglezët i pret menjëherë një ndeshje shumë e vështirë që në 1/8-at, ajo me Gjermaninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë