Euro 2020

Europiani i autogolave, kurrë më parë kaq shumë në një edicion të vetëm

Janë golat e Kristiano Ronaldos, Romelu Lukakut, magjitë e Pol Pogba, loja zbavitëse e Italisë dhe Holandës, por ajo që e karakterizon Euro 2020 është një rekord i një natyre tjetër, rekordi i autogolave. Deri tani janë shkaktuar 8 autogola, një shifër shumë e lartë, aq më tepër që bëhet fjalë vetëm për ndeshjet në grup.

Jo vetëm që nuk janë shënuar kurrë më parë kaq shumë autogola në një edicion të vetëm, por që nga 1960-a deri në 2016-ën, në 15 edicionet e mëparshme, janë regjistruar në total 9 autogola.

Humels shkakton autogol ndaj Francës. Gazeta Si, 24 qershor 2021

Rritja në 24 e numrit të skuadrave pjesëmarrëse, rrjedhimisht edhe rritja e numrit të ndeshjeve, sigurisht që ndikuar në këtë drejtim, por numri aktual i autogolave është vërtet i pabesueshëm.

Pas autogolit të Demiralit ndaj Italisë në ndeshjen inauguruese të Euro 2020, e kanë dërguar topin në rrjetën e tyre edhe Shezni (kundër Sllovakisë), Humels (kundër Francës), Ruben Dias dhe Guerreiro (të dy kundër Gjermanisë), Hradecki (kundër Belgjikës), Dubravka dhe Kuçka (të dy kundër Spanjës).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë