Emocione dhe drithërima në ndeshjet e fundit të Grupit F, por me një fund të lumtur për të tria skuadrat e mëdha: Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë, që janë kualifikuar për në fazën tjetër të Euro 2020. Hungaria meriton komplimente, por përballë këtyre superfuqive e kishte të pamundur të kalonte grupin.
Gjermania i shpëtoi turpit në fund, duke barazuar 2-2 në fushën e saj, një rezultat që e rendit të dytën dhe në fazën tjetër e pret Anglia. I njëjti rezultat edhe në sfidën tjetër mes Francës dhe Portugalisë, më të dyja skuadrat që kalojnë më tej, kampionët e botës si kryesues me 5 pikë dhe portugezët të tretët me 4 pikë.
Në “Allianz Arena” plakosi heshtja në minutën e 11-të, kur Salai kaloi Hungarinë në avantazh. Gjermanët vuajtën jo pak për të gjetur golin e barazimit me Havertz, por 2 minuta më pas morën një tjetër goditje të rëndë. Shafer riktheu Hungarinë në epërsi dhe rriti presionin te skuadra e Joakim Lëv, pasi kishin mbetur pak më shumë se 20 minuta lojë.
Leon Goretzka, i aktivizuar si zëvendësues, barazoi shifrat në minutën e 84-t, duke larguar makthet te gjermanët, të cilët e kanë mbyllur fazën e grupeve në vend të dytë, me 4 pikë. Tani kanë punë me Anglinë në fazën e 1/8-ave. Hungarezët, me dy barazime dhe një humbje, nuk i kanë shpëtuar vendit të fundit në “grupin e hekurt”, por mund të ngushëllohen me faktin se janë përballur si të barabartë me emra big të këtij kompeticioni.
Gjermani-Hungari 2-2
Gjermania (3-4-3): Nojer, Ginter (Voland), Humels, Rudiger, Kimish, Gundogan (Goretzka), Kros, Gosens (Musiala), Havertz (Verner), Sane, Gnabri (Myler). Trajenr: Lëv
Hungaria (5-3-2): Gulashi, Nego, Botka, Orban, At.Szalai, Fiola (Nikoliç), Kleinheisler (Lovrencsics), Nagi, Shafer, Ad.Szalai (K.Varga), Salai (Shon). Trajner: Rosi
Shënues: Szalai 21', Havertz 66’, Shafer 68’, Goretzka 84’
Spektakël në Budapest mes Portugalisë dhe Francës, që kanë barazuar 2-2. Francezët ndeshen me Zvicrën në 1/8-at, kurse portugezët, që kualifikohen me vendin e tretë, do të kenë përballë Belgjikën e Romelu Lukakut.
Protagonistë të ndeshjes ishin dy sulmuesit Kristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, të dy autorë të një dopiete.
Ronaldo realizoi i pari me penallti, Benzema barazoi po me penallti në limitin e pjesës së parë. Sulmuesi i Realit shënoi golin e dytë në fillim të pjesës së dytë, një gol që u anulua filliomisht dhe më pas u akordua nga VAR-i. CR7 shënoi përsëri me penallit golin e barazimit, që i dha Portugalisë kualifikimin për më tej.
Portugali-Francë 2-2
Portugalia (4-3-3): Rui Patricio, Semedo (Dalot), Pepe, Ruben Dias, Guerreiro, Danilo (Palhinja), Moutinjo (Ruben Neves), Sançes (Serxhio Oliveira), Bernardo Silva (Bruno Fernandes), Diogo Jota, Ronaldo. Trajner: Santos
Franca (4-2-3-1): Loris, Kunde, Varane, Kimpembe, Hernandez (Dinje-Rabiot), Pogba, Kante, Toliso (Koman), Grizman (Sisoko), Mbape, Benzema. Trajner:
Shënues: Ronaldo 31' (penallti), 60’ (penallti), Benzema 47' (penallti), 48’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.