Katër ndeshjet e fundit të fazës në grupe të Euro 2020 janë ato të Grupeve E dhe F, që zhvillohen sot. Në fushë zbresin 8 skuadra, që matematikisht janë në lojë për kualifikimin dhe presioni është i madh. Të sigurta janë Franca dhe Suedia, me nga 4 pikë pas 2 ndeshjesh, por në lojë janë vendet e para dhe gjithçka varet nga kombinimi i rezultateve.
Në Grupin E, Spanja duhet të mundë me çdo kusht Sllovakinë për t’u kualifikuar. Pas barazimeve me Suedinë dhe Poloninë, skuadra e Luis Henrikes ka marrë shumë kritika dhe sot ka shansin të vërë në vend nderin e saj. Fitorja e mundshme do ta ngjiste Spanjën në kuotën e 5 pikëve. Suedia që kryeson grupin, ndeshet me Poloninë e Levandovskit, që ende ka shanse matematikore për më tej, edhe pse të pakta. Këto dy ndeshjen luhen në orën 18:00.
Është një rebus i vërtetë Grupi F, apo “grupi i hekurt”, siç është konsideruar që në momentin që u hodh shorti. Franca mund të kualifikohet me 4 pikët që ka aktualisht, por patjetër që do të kërkojë fitoren dhe vendin e parë ndaj Portugalisë. Kjo e fundit rrezikon shumë të mbetet jashtë, sepse ka 3 pikë dhe nëse humb, nuk kalon as si një nga të tretat më të mira.
Gjermania, pas fitores spektakolare ndaj Portugalisë, e ka në dorë fatin e saj, mjafton të mundë Hungarinë e vendit të fundit, që nga ana e saj do të tentojë të bëjë superizën e madhe në Mynih. Gjermanëve mund t’u bëjë punë edhe barazimi për kualifikimin, nëse Portugalia humb, por do të ishte një aventurë e rrezikshme, sepse në futboll ndodh gjithçka dhe mund ta pësojë në fund nga hungarezët. Pastaj, në lojë është edhe prestigji, pra vendi i parë.
Sot, Grupi E
Ora 18:00
Sllovaki-Spanjë
Suedi-Poloni
Grupi F, ora 21:00
Portugali-Francë
Gjermani-Hungari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.