Euro 2020

S’ka më dyshime për finalen, në “Wembley” dhe me 60 mijë spektatorë

Do jenë të paktën 60 mijë spektatorë në stadiumin “Wembley” për dy ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e Euro 2020, që do të zhvillohet më 11 korrik. Qeveria britanike ka bërë të ditur me një komunikatë zyrtare se kapaciteti i stadiumit londinez për 3 ndeshjet e fundit të Europianit do të jetë në kuotën 75%.

Gjatë tri ndeshjeve të luajtura në fazën e grupeve, në “Wembley” është lejuar vetëm 25% e kapacitetit. Ditët e fundit ishin shtuar zërat për një spostim të mundshëm të finales për shkak të rregullave në Mbretërinë e Bashkuar. U tha fillimisht se UEFA kishte zgjedhur Budapestin si alternativë, por më pas institucioni që drejton futbollin europian bëri me dije se ishte duke punuar me autoritetet angleze për shtimin e tifozëve.

Stadiumi "Wembley". Gazeta Si, 22 qershor 2021

Një ditë më parë një qëndrim për këtë çështje mbajti edhe kryeministri italian, Mario Dragi, i cili tha se nuk mund të luhet finalja nënjë vend ku ka shtim të shpejtë të numrit të të infektuarve nga varianti Delta i Covid-19. Gjithsesi, tani gjithçka ka marrë zgjidhje: finalja mbetet më Londër, me 60 mijë spektatorë. Edhe Ministri britanik i Shëndetit, Matt Hancock, ka konfirmuar se "finalja do të luhet në Wembley".

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i shprehu menjëherë mirënjohjen kryeministrit britanik dhe qeverisë së tij për punën e fuqishme që kanë bërë për të arritur akordin me institucionin që slloveni drejton.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë