Italia, Uellsi, Holanda, Austria, Belgjika, Danimarka, Anlgia dhe Kroacia kanë mbyllur grupet e tyre në vendet e para dhe të dyta, duke kaluar më tej. Të sigurta për kualifikimin edhe skuadrat me 4 pikë, ku përveç Zvicrës dhe Çekisë, më të favorizuara te të tretat, të qeta janë edhe Franca dhe Suedia.
Pas Italisë dhe Uellsit në Grupin A, biletën për më tej e kanë në dorë tashmë edhe skuadrat e Grupeve B, C dhe D. Në Grupin C, Holanda ishte e sigurt në vend të parë, kurse Austria ia doli duke mundur Ukrainën 1-0. Belgjika e mbylli me pikë të plota Grupin B, kurse Danimarka, falë fitores 4-1 ndaj Rusisë, ka zënë vendin e dytë me golaverazh më të mirë se rivalet e saj, që po ashtu e mbyllën me 3 pikë. Anglia dhe Kroacia janë dy vendet e para të Grupit D. Kalojnë edhe Zvicra dhe Cekia si dy nga 4 të tretat më të mira.
Me 3 grupe nga 6 që kanë kompletuar fazën e parë, mund të bëhen kalkulime më precize për 3 skuadrat që do të përfundojnë në vend të tretë. Kombëtaret që kanë 4 pikë, pavarësisht pozicionit final në grupet respektive, e kanë të sigurt kualifikimin. Këtu bëjnë pjesë Franca dhe Suedia.
Më e komplikuar është situata për të tretat me nga 3 pikë, për Finlandën dhe Ukrainën. Ato duhet të shpresojnë që 2 të parat e 3 grupeve që nuk e kanë luajtur ende ndeshjen e fundit, të lënë me 2 pikë (ose 3, por me golaverazh më të keq) kombëtaret e tjera. Janë ende në garë të gjitha skuadrat e grupeve D, E dhe F.
Çiftet e 1/8-ave
Uells-Danimarkë (e shtunë, ora 18:00, Amsterdam)
Itali-Austri (e shtunë, ora 21:00, Wembley)
Holandë- 3 D, E ose F (e diel, ora 18:00, Budapest)
Belgjikë-Zvicër ose e treta e D, E, F (e diel, ora 21:00, Sevilje)
2D-2E (e hënë, ora 18:00, Kopenaghen)
1F-Zvicër, ose e treta e B ose C (e hënë, ora 21:00, Bukuresht)
1D-2F (e martë, ora 18:00, Wembley)
1E-Zvicër ose e treta B, C, D (e martë, ora 21:00, Gllasgou)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.