Plani i autoriteteve të Mynihut për ta ndriçuar me drita me ngjyrat e ylberit stadiumin “Allianz Arena” për ndeshjen e radhës me Hungarinë, është hedhur poshtë nga UEFA.
Iniciativa e gjermanëve është marrë për të dhënë një mesazh solidariteti me komunitetin Lgbt, në shënjestër të qeverisë së Budapestit, që drejtohet nga ultranacionalisti Viktor Orban.
"UEFA është një organizatë neutrale politikisht dhe sa i takon besimit fetar. Kështu, duke parë kontekstin politik të kërkesës, UEFA e refuzon atë. Nuk mund të bëjmë politikë”, - shkruhet në qëndrimin zyrtar të qeverisë së futbollit europian. Në këtë situatë, autoritetet gjermane duhet të gjejnë një mënyrë tjetër për të shprehur mesazhin e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.