Është mbyllur 1-2 ndeshja Danimarkë-Belgjikë, e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit B të Euro 2020. Me stadiumin e Kopenaghenit të gjithin në mbështetje të Kristian Eriksenit, të zotët e shtëpisë e nisën shumë mirë ndeshjen, kaluan në avantazh vetëm pas 2 minutash me Jusuf Poulsen, por u përmbysën në pjesën e dytë nga belgët e udhëhequr nga Kevin De Bryjne.
Ylli i Mançester Sitit u fut në fushë në fillim të pjesës së dytë, shërbeu golin e barazimit për Torgan Hazard dhe pastaj, 20 minuta para fundit, realizoi golin e fitores dhe njëkohësisht të kualifikimit të Belgjikës për në fazën e 1/8—ve. Danezët kanë pësuar edhe humbjen e dytë, por kanë një fije shprese.
Këtë herë zemra dhe dëshira e danezëve u mund kualiteti i Belgjikës. Kjaer me shokë, të mbështetur fort nga tifozët e tyre, dhanë gjithçka kishin në fushë, dominuan për 45 minuta, kur mund të kishin shënuar edhe golin e dytë, por nuk ia dolën. Ata u dorëzuan në pjesën e dytë nga veprimet e një gjeniu si Kevin De Bryjne. Skuadra e Roberto Martinez kualifikohet pas dy ndeshjeve të para në grup, ashtu si Italia.
Danimarkë-Belgjikë 1-2
Danimarka (4-3-3): Shmeikel, Kristensen, Vestergard ( Skov Olsen), Kjaer, Maehle, Vas (Larsen), Hojbjerg, Delanei (Jensen), Poulsen (Norgard), Braithuejt, Damsgard (Cornelius). Trajner: Hjulmand.
Belgjika (3-4-2-1): Kurtua, Alderveireld, Denajer, Vertonghen, Meunier, Tielemans, Dendonker (Vitsel), T.Hazard (Vermaelen), Mertens (De Brujne), Karrasko (E.Hazard), Lukaku. Trajner: Martinez
Arbitër: Kuipers
Shënues: Poulsen 2’, T.Hazard 55’, De Brujne 70’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.