Dy persona kanë mbetur të lënduar nga ulja e pakontrolluar e një parashutisti, aktivist i “Greenpeace”, pak para nisjes së ndeshjes Gjermani-Francë në “Allianz Arena”. Parashutisti nuk e llogariti mirë trajektoren e uljes dhe frikësoi jo pak tifozët në tribuna. Lajmi është konfirmuar nga UEFA, sipas së cilës ajo që ndodhi mund të kishte pasoja më të rënda.
Personi me parashutë kishte një helikë në shpinë dhe ulja e tij krijoi shumë panik mes tifozëve në tribunat anësore, ku ishin edhe lojtarët reszervë të Francës dhe gazetarët. Dy personat e plagosur janë prekur nga helika: një teknik i një transmetuesi televiziv është goditur në kokë, kurse i plagosuri tjetër është dërguar në spital.
Mbi parashutën e aktivistit, – që u largua nga mjekët dhe më pas u arrestua, – ishte shkruar “Kick out oil” dhe duket se protesta e tij ishte kundër Volksvagenit, një prej sponsorëve të Europianit. UEFA, me anë të një komunikate, ka folur për disa të plagosur, e ka konsideruar veprimin të rrezikshëm dhe ka kërkuar që autoritetet përkatëse të marrin masat e nevojshme.
“Greenpeace”, me një postim në Tuiter, ka kërkuar ndjesë për ngjarjen: “Ajo që ndodhi nuk kishte asnjë qëllim që të shqetësonte lojtarët, apo t’i bënte keq dikujt. Shpresojmë që askush të mos jetë plagosur rëndë. Qëllimet tona janë gjithmonë paqësore, jo të dhunshme. Për fat të keq, nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar dhe kërkojmë ndjesë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.