Euro 2020

Granit Xhaka merr vëmendjen te Zvicra, bëhet biond platin si Gaskoin

Nxemje dhe kuadrat para senacës taktike, që bëhet krejtësisht e fshehur nga telekamerat, gazetarët dhe fotografët. Zvicra ka kryer sot paradite rifiniturën për ndeshjen e nesërme me Italinë në “Olimpico”, një ndeshje që vlen shumë për të sa i takon kalimit ose jo të grupit.

Në këtë seancë vëmendjen e ka marrë Granit Xhaka, jo sepse po përflitet gjithmonë e më shumë si një lojtar i Romës, por për shkak të modelit të ri të flokëve. Mesfushori shfrytëzoi pushimin e djeshëm për të shkuar te parrukieri bashkë me Akanxhin, shokun e skuadrës, për t’u bërë biondë platin, një stil që kujton menjëherë ish-futbollistin e famshëm anglez, Pol Gaskoin. Një model që ka surprizuar edhe bashkëshorten e Granitit, Leontinën.

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leontina. Gazeta Si, 15 qershor 2021

Në prag të ndeshjes me Italinë, trajneri Petkoviç duhet të zgjidhë disa çështje sa i takon formacionit, ku më kryesori është impenjimi i Xherdan Shaqirit, që ndaj Uellsit u zëvendësua nga Denis Zakaria. Në dyshim është edhe portieri titullar Somer, i cili është në pritje për t’u bërë baba dhe mund të lërë grumbullimin me kombëtaren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë