Euro 2020

Shmaikel zbulon prapaskenën: Danimarka s’kishte zgjedhje, UEFA qesharake

“Lexova një qëndrim të UEFA-s, thoshte se lojtarët insistuan për të luajtur pjesën e mbetur të ndeshjes me Finlandën. Por kjo nuk është e vërteta, ose është ajo si ata e shohin të vërtetën. Lojtarët kishin 3 opsione: të luanin menjëherë 50 minutat e fundit, ta përfundonin ndeshjen një ditë më pas në mesditë, ose ta humbnin në tavolinë 3-0”.

Janë fjalët e Peter Shmajkel, legjendës së futbollit danez dhe babait të portierit aktual të kombëtares, Kasperit. Ai ka zbuluar gjithçka ka ndodhur në realitet. Nëse Danimarka, pas shokut që kaloi për shkak të arrestit kardiak të Kristian Eriksenit, nuk do ta çonte në fund ndeshjen e Euro 2020 kundër Finlandës brenda mesditës së ditës tjetër, do ta humbte në tavolinë.

“Vërtet mendoni se lojtarët kishin mundësi zgjedhje? Nuk mendoj se e kishin. Dhe trajneri u pendua vërtet”, – tha për “Daily Mail” ish-portieri Shmaikel. Ai e ka konsideruar qesharak vendimin e UEFA-s për të përfunduar ndeshjen, pa menduar fare për një skenar ndryshe dhe pa treguar asnjë lloj respekti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë