Euro 2020

Danimarka dhe Finlanda rikthehen në fushë, vendim i futbollistëve

Pas incidentit të frikshëm të Kristian Eriksenit, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën tashmë, UEFA njoftoi zyrtarisht për pezullimin e ndeshjes Danimarkë-Finlandë në minutën e 43-të.

Por situata ka marrë një kthesë të fortë, dy skuadrat janë kthyer në fushë pas gati dy orësh dhe ky ka qenë një vendim i futbollistëve. Janë luajtur 2 minutat e mbetura të pjesës së parë dhe do të luhet edhe pjesa e dytë, ndërkohë që Eriksen është nën kujdesin e mjekëve në spital. Përveç UEFA-s, edhe federata daneze dhe agjenti i lojtarit kanë siguruar se gjithçka ka kaluar dhe Eriksen është mirë.

Me mesfushorin danez është solidarizuar e gjithë bota e futbollit, që ka dërguar mesazhe inkurajuese nëpërmjet rrejeteve sociale. Në ato momente dramatike, të gjithë të pranishmit në stadium kanë thirrur në kor emrin e lojtarit “Kristian, Kristian”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë