Ka ndodhur

Të shtëna me armë në Tepelenë, vritet biznesmeni 54 vjeçar

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku një person ka mbetur i vdekur. Ngjarja e rëndë  ka ndodhur në qendër të qytetit dhe shtetasi Çajup Selimi, 54 vjeç nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Çajupi është pronar i një dyqani shumice me prodhime gruri në qytet.

Ndërkohë policia bën me dije se ndodhet në vendngjarje dhe ka identifikuar dhe lokalizuar autorin e dyshuar të vrasjes së 54-vjeçarit. Raportohet se dyshohet që autori të jetë izoluar në pallat në brendësi të Tepelenës, ndërsa policia ka rrethuar lagjen për të bërë të mundur kapjen e tij.

Mediat raportojnë se viktima më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence .Në vitin 2018 Selimi u konfliktua me dy persona, të cilët e goditën me mjete të forta. Aso kohe, familjarë të Çajupit deklaruan se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë