Këtë herë Novak Gjokoviç ia ka dalë të triumfojë në shtëpinë e tij, në Beograd. Me një short jo shumë impenjativ, ai fitoi finalen ndaj Aleks Molkan, 6-4 dhe 6-3. Tenisti sllovak është numri 255 në renditjen botërore dhe nuk kishte fituar kurrë ndeshje në turne të rëndësishëm para kësaj jave. Gjokoviç ka fituar kështu titullin e 83-të në 119 finale, të 16-tin në dheun e kuq.
Ishte hera e parë që numri 1 i botës merrte pjesë në një Slam, pasi kishte luajtur një turne një javë më parë. Serbi ka thënë pas ndeshjes se ishte një test shumë i rëndësishëm për të para Roland Garrosit. Humbja në finale e vitit të kaluar ndaj Rafa Nadal, 6-0, 6-2, 7-5, duket se djeg ende.

Tani e gjithë vëmendja e Gjokoviçit është pikërisht te turneu i madh francez. “Në krahasim me turneun e Romës, po shoh që e godas topin më mirë. Tani është radha e Roland Garros. Të ndeshem me Rafael Nadalin në gjysmëfinalen apo finale, nuk ka asnjë ndryshim. Duhet të shohim, nëse do të arrijmë të dy aty. Të luaj ndaj tij në Paris është sigurisht sfida më e madhe për një tenist. Pas ndeshjes mes nesh në Romë e ndjej se kam mundësitë të fitoj ndaj çdokujt”, – është shprehur Gjokoviç pas fitores në Beograd.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



