Për herë të parë, dizajneri i shtëpisë së modës “Christian Dior” Kim Jones paraqet një seri aksesorësh të dizajnuara për të sjellë një ‘prekje’ rehatie gjatë jetës në shtëpi. Duke llogaritur dëshirën e njerëzve për të qëndruar në shtëpi, në këtë koleksion ka një cantë të vogël, maskë për sytë dhe shapka prej mëndafshi ku duket shkrimi Dior. Ky nënshkrim vjen gjithashtu në një version tonal, një përpunim i përsosur mes kashmirit dhe leshit. Kompleti për burra pasqyron shpirtin e kohës dhe dëshirën për tu mbështjellë me këtë luks. Një ftesë për të jetuar ëndrrën Dior në shtëpi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.