Para

Moneyval: Shqipëria asnjë përmirësim në luftën kundër pastrimit të parave. Mbetet nën vëzhgim

Nga raporti i fundit i Moneyval, mekanizëm i KE-së kundër pastrimit të parave,  Shqipëria nuk paraqet zhvillim në luftën kundër pastrimit të parave.

Krahasuar me vitin 2018 kur u publikua raporti i fundit për pastrimin e parave në Shqipëri, përmirësimi nuk është i dukshëm.

Raporti analizon një për një të gjitha pikat dhe tregon se si ka qenë ecuria e tyre.

Nuk ka përmirësim të pikës 25, ku ishte kërkuar pavarësi e biznesit nga administratorët. Ishte kërkuar të kërkohej llogari për statuset dhe transaksionet e një administratori kur hyn në marrëdhënie biznesi. Marrja  e informacionit nga autoritetet mbi administratorët dhe të dhënat që ata posedojnë.

As pika 26 nuk ka përmirësim ku bëhet fjalë për rregullimin e marrëdhënies së biznesit me aksionerët dhe administratorët. Përmendet dhe mungesa e vlerësimit nga Banka e Shqipërisë mbi paratë  e pista dhe luftës kundër terrorizmit.

Autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se një pjesë e kërkesave që ishin parashikuar edhe për vlerësime nëpër subjekte nuk kanë realizuar për shkak të situatës së COVID-19.

Pika 28 është gjithashtu e paplotësuar ku bëhet fjalë për lidhjen kriminale dhe kazinotë. Nuk ka ndryshime për licencimin e kumarit online.

Pika 15, mbi mallrat digjitalë. Shqipërisë i mungojnë të dhënat për mallrat digjital dhe rrezikun e tyre, ndonëse nuk ka asnjë të licencuar.

Moneyval thekson se Shqipëria do të vazhdojë të mbetet në monitorim dhe të vëzhgohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë