Filma

Çfarë ndodhi me “Halston”? Filmi për kapelebërësin më të famshëm në botë

Ai ishte dizajneri pas kapelave të famshme të Xheki Kenedi. Pak figura kanë bërë pasur të njëjtin ndikim si ai në modën amerikane. Veshjet e tij të pastra, minimaliste dhe funksionale ishin jashtëzakonisht të popullarizuara në vitet 1970 dhe 1980. Ai ja doli vetë të bëhej një njeri i famshëm falë lidhjeve të tij me njerëz të njohur si Liza Mineli të cilën e ka cilësuar si muzën e tij, po ashtu Andi Uarhol dhe Bianka Xheger. Jeta e stilistit Halston është skenari i një serie të re në Netfliix nga Raian Mërfi, me emrin e vetë dizajnerit “Halston”. Aktori Evan MekGregor luan rolin kryesor në shfaqen e bazuar në biografinë e stilistit. Halston u njoh fillimisht për punët e tij kreative me kapelet e grave. Modelet e Halston morën famë dhe ai bëri bujë në botën e modës kur bëri partneritet me markat dhe dyqanet e njohur. Halston ka lindur në shtetin e Ajoua-s të Amerikës dhe filloi të kishte sukses në botën e modës kur u u transferua në Nju Jork në 1958 në moshën 26 vjeçare. Ai u bë i njohur fillimisht duke punuar për Lili Dashe para se të transferohej përfundimisht në godinën Bërdof Gudman.


“Ai ishte kapelebërësi me i mirë dhe mbase dhe më i madh në botë me krijimet e tij magjike,” tha redaktorja me ndikim në modë Diana Vreland për Halston.
Në fund të viteve ’60, Halston zgjeroi degët e tij të dyqaneve në Manhatan, pastaj ai filloi të eksperimentonte me lloje të tjera veshjesh. Në vitin 1973 ai shiti kompaninë e tij Norton Simon Inc, përafërsisht 12 milionë dollar në aksione duke sinjalizuar një lëvizje drejt shitjeve masive në treg. Halston u nda nga jeta në vitin 1990 në moshën 57 vjeçare në San Francisko për shkak të komplikimeve nga HIV/AIDS. Sipas “Associated Press”, një nga veprimtaritë e fundit të Halston ishte shitja e makinës së tij Rolls-Royce të cilën e quajti makina e ëndrrave dhe dhurimi i të gjithë të ardhurave për të financuar studimet mbi HIV/AIDS. Marka e tij enomastike vazhdon të shes veshje minimaliste, elegante që zhvillojnë kontributet e tij unike në botën e modës amerikane. Marka tregtare Halston aktualisht është në pronësi të Xcel Brands, Inc. Kompania e Halston ka pasur disa pronarë të ndryshëm që nga vdekja e tij. Halston konsiderohet si një nga yjet e parë të vërtetë të modës amerikane dhe ka ndikim si do që të zhvillohet industria e modës në të ardhmen.
Burimi: OprahDaily/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë