Histori

Historia e Kolonelit Dayrell Oakley-Hill, që themeloi në Shqipëri kampionatin

“An Englishman in Albania” (“Një Anglez në Shqipëri”) i Kolonelit Dayrell Oakley-Hill, janë “Kujtimet e një oficeri britanik 1929-1955”, ku flitet për ndikimin që “’Shqipëria dhe njerëzit e saj patën tek një anglez, përçka kujtimet e Kolonel Dayrell Oakley-Hill japin një përshkrim të gjallë të natyrës, popullit dhe zakoneve të këtij vendi të bukur dhe të dy udhëheqësve shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri të cilët ai arriti t’i njihte mirë: Mbretin Zog dhe Enver Hoxhën”.

Përmban një dokument të rëndësishëm për jetën politike. ushtarake, si dhe për atë sociale e kulturore të zhvillimeve shqiptare të një periudhe 25 vjeçare (1929-1955), po në mënyrë të veçantë, për periudhën e Mbretërisë, atë të viteve ’30. Kjo nga që autori i tij, koloneli i mirënjohur anglez, Dayrell Oakley-Hill, i cili punoi për shumë vjet në Shqipëri, është një figurë e rëndësishme për historinë tonë. Ai ka bërë pjesë aktive në jetën shqiptare, në organizimin dhe themelimin e xhandarmërisë sonë të Mbretërisë, duke luajtur rol madje në vetë forcimin e shtetit të ri shqiptar.

Koloneli është padyshim një nga organizatorët e themelimit të Kampionateve Kombëtare të Shqipërisë, po dhe të krejt sportit tonë kombëtar. Ushtarak britanik, e nis si gjyqtar i futbollit, madje duhet pranuar se është ndër të parët, për të mos thënë i pari, në ndeshjet e shumta ndërqytetëse qysh më 1929, pra pa nisur Kampionati i Parë Kombëtar (1930). Oakley Hill është anëtar i Komitetit Teknik Arbitrar Shqiptar qysh në themelim, më 1932, vit i pranimit të Shqipërisë në FIFA, njohja e parë e jona prej një organizate sportive mbarë botërorë.  Më 15 janar 1936 ai zgjidhet tashmë kryetar i Komitetit Teknik Arbitral Shqiptar, detyrë të cilën e mban deri ditën e largimit të tij nga Shqipëria në fund të vitit 1938.

‘’Viti 1930 dhe 1931 qe një periudhë e mbushur me ngjarje ndërsa gjykoja ndeshjet e Ligës së futbollit. Kishte vetëm pak shqiptarë që gjykonin asokohe, edhe pse askush nuk kishte kryer trajnime për këtë. De Marchis më përfshiu në komitetin e tij teknik dhe kështu filluam të përkthenim rregullat e lojës nga anglishtja në shqip. Shoqata Britanike e Futbollit u tregua bujare duke na dërguar versionet më të fundit. Qe një betejë e vërtetë, por gjithsesi puna u krye dhe rregullorja u shtyp e u qarkullua në të gjitha klubet e futbollit të qytetit.

Ndeshjet luheshin në verë dhe ditëve të diela. Mu desh udhëtoja në qytete të ndryshme dhe për të kursyer kohë, zakonisht udhëtimet për në Shkodër. Korçë e Vlorë i bëja me avion. Shërbimet ajrore italiane në këto qytete zakonisht vinin në shërbim një avion të vogël gjerman, me një motor të vetëm dhe me krahë të valëzuar prej alumini. Gjithsej. katër vende për pasagjerë. Më vonë ky avion u zëvendësua me një biplan “de Havilland”, me rreth dy vende më shumë. Gjatë udhëtimit shijoje një pamje të mrekullueshme të maleve dhe asnjëherë nuk na ndodhi të kishim probleme në fluturim. I njëjti shërbim kryente fluturime për në Romë me një avion italian me tri motorë, e megjithëse i dobishëm, dëgjonim histori të frikshme me avionë që çanin rrugën pemës Apenineve lë mbuluara me re. Një avion qe përplasur me një mal këtu dhe të gjithë pasagjerët humbën jetën, ndër të cilët edhe një ministër shqiptar.

Futbollistët shqiptarë kishin ide të qarta për lojën, ashtu siç luhej ajo në atë kohë. Ata luanin një futboll të fuqishëm dhe të pastër. Problemi i tyre kryesor, fillimisht, ishte se prekeshin shumë nëse mendonin se ishin trajtuar në mënyrë lë padrejtë. Kryenin shumë pak faulle të qëllimshme, por kur vinte puna tek dhënia e një penalltie apo tek anulimi i një goli, futbollistët e penalizuar jo vetëm që kundërshtonin energjikisht por kishin edhe prirjen të braktisnin fushën e lojës. Të gjithë arbitrat kanë kaluar të njëjtën përvojë: instinkti për të dyshuar se shqiptari tjetër favorizonte ndonjërën nga palët ishte gjithnjë i pranishëm, por sigurisht që nuk e prisja këtë reagim ndaj meje. Megjithatë, pati një herë të parë edhe për mua në këtë drejtim. Çuditërish, incidenti më  i rëndë ndodhi në Tiranë, ku ekipi i qytetit luante kundër Shkodrës: fusha ishte e njëjtë me atë të stadiumit modern, me vendet e spektatorëve rrethe qark, edhe pse më vonë lindi nevoja për rindërtim. Gjatë ndeshjes një grup lojtarësh ishte përqendruar në zonën e rreptësisë së Tiranës dhe një futbollist i Tiranës pengoi me krah një top të goditur nga një lojtar i Shkodrës. Unë nuk kisha asnjë dyshim për këtë dhe dhashë një penallti. E gjithë skuadra e Tiranës u grumbullua rreth meje, duke protestuar dhe kundërshtuar. Unë këmbëngula në vendimin tim dhe e argumentova atë, por ata e lanë fushën e lojës. Pas kësaj, ndërpreva ndeshjen dhe lashë fushën edhe vetë. Në dhomën e veshjes u rrethova nga xhandarët, të cilët u bënë barrikadë për lë më mbrojtur dhe më pas më hipën në një makinë e më dërguan në shtëpi. Sigurish, unë shkrova raportin tim për komitetin drejtues dhe ndeshja iu dha Vllaznisë. Gjenerali Percy e mori shumë personalisht incidentin. Ai u takua me ministrin e brendshëm dhe u ankua se nuk mund të lejonte qe një prej oficerëve të tij të trajtohej në këtë mënyrë dhe se për këtë arsye nuk do të më lejonte më që të gjykoja. Në fakt, mbi të më pas u ushtrua një presion i madh dhe pas një ose dy muajsh gjenerali u dorëzua dhe fillova të gjykoj sërish. Në mënyrë krejt të natyrshme reputacioni im në Shkodër ishte rritur dhe radhën kur mu desh të gjykoja një ndeshje atje, ekipi shkodran pranoi një vendim penalltie kundër tyre vetëm me një mërmëritje të vogël. Me kalimin e kohës, ndërsa unë qëndroja gjithnjë i patundur në vendimet e mia, zakoni i braktisjes së fushës në shenje proteste u zhduk. Në fakt, gjithnjë e kam shijuar arbitrimin e ekipeve të kampionatit: ata ishin lojtarë aq të kujdesshëm dhe aq të pëlqyeshëm, njerëzorë.

Pas ca kohësh u mor vendimi për krijimin e një Federate Sportive, nën drejtimin e kolonelit gjenial Aqif Përmeti, për të kontrolluar të gjithë sportin publik, që në atë kohë përbëhej nga futbolli, atletika dhe volejbolli. Koloneli nuk ishte ekspert, prandaj ngriti një Komitet Teknik që do ta kryente këtë punë për të. Emri zyrtar ishte Komiteti Teknik Arbitral Shqiptar; gjithnjë i quajtur KTASH. De Marchis ishte larguar nga Shqipëria dhe zëvendësuesi i tij, një tjetër italian, ishte asistent i kolonelit, por jo anëtar i komitetit. Mua mu kërkua të merrja kryesinë e komitetit, gjë të cilën e pranova. Me mua punonin edhe tre shqiptarë dhe më vonë edhe pesë të tjerë morën postet e tyre. Të gjithë kishin luajtur futboll ose në shkollë ose në kampionat (gjithçka ishte amatore asokohe) ose kishin qenë gjyqtarë. Ne kishim për detyrë të fiksonim kalendarin e Kampionatit dhe të pranonim zyrtarisht Menjëherë nisëm një kurs trajnimi për gjyqtarët ekzistues dhe për kandidatët. Çdo javë kalonim orë të tëra me një tabelë përpara dhe lojtarë-model duke ndërtuar kështu një organizëm të dobishëm gjyqtarësh. Duke pasur këtë pozicion të ri unë nuk mund të gjykoja më. Të njëjtën vëmendje i kushtuam edhe sporteve të tjera, por këto ishin më sporadike dhe nuk ngjallnin aq shumë entuziazëm publik. Në komitet i bëmë të gjithë miq për kokë dhe mbetëm të tillë për disa vite të këndshme në vijim derisa unë u largova nga vendi. Këto aktivitete vullnetare duheshin bërë kryesisht jashtë orarit të punës, me përjashtim të ndonjë takimi të rrallë të komitetit.

Në rolin e gjyqtarit

Mu kërkua të kryeja edhe një veprimtari tjetër vullnetare. Disa zyrtarë ishin shumë të zellshëm në nxitjen e turizmit dhe sidomos në organizmin e vizitave të motoristëve të huaj në Shqipëri. Kështu morën miratimin e ministrisë (dhe sigurisht të Mbretit) për krijimin e Komitetit Turistik dhe Automobilistik Mbretnuer, ose KTAM shkurt. Në mënyrë të natyrshme publiku kishte tendencën ta ngatërronte KTAM-in me KTASH-in. Mu kërkua të merrja pjesë në të dhe vitin e parë, si thesarier;  mu desh të komunikoja me departamentin e turizmit të huaj të shoqatës automobilistike në Londër, të cilët u treguan shumë të gatshëm. Herën e parë që shkova me pushime në atdhe u takova me ta dhe u informova krejtësisht për procedurat. Ne ishim regjistruar në organizmin ndërkombëtar dhe kështu futëm në përdorim regjistrat dhe triptikët e atyre kohëve. Zyrtarët e kufirit duheshin mësuar si t’i përdorin. Në fakt, arritëm të sillnim disa motoristë aventurierë dhe pati vetëm një rast kur unë dëgjova një çift shoferësh të cilëve rruga Shkodër-Tiranë iu duk aq e keqe saqë u kthyen mbrapsht. U gëzova kur erdhi koha për të dorëzuar thesarin, dhe vazhdova të qëndroja anëtar i komitetit edhe për disa vjet. Ne donim të ndërtonim një sistem kampingu me shalete nëpër kodra, por qeveria nuk arriti dot të na siguronte mjetet apo kushtet e nevojshme.

Një tjetër institucion i mirë ishte Klubi mbretëror i tenisit në Tiranë. Për të u përdor një ndërtesë në të dalë të bulevardit Mussolini, me një bar dhe një sallë të madhe kërcimi si dhe dy fusha toke. Funksionet e kujdestarit të fushës, barmenit dhe mbikëqyrësit të përgjithshëm i kryente një rus i bardhë shumë i këndshëm, i njohur me emrin Nikolai. Ai gjithashtu luante mjaft mirë tenis. Kishim një sasi të mirë lojtarësh anëtarë, përfshi amerikanë, italianë, një gjerman shumë të mirë, Stahl një lojtar të mirë francez Marchand, që ishte drejtor shkolle në gjimnazin e Tiranës dhe sigurisht pak shqiptarë. Unë zbulova një nxënës shkolle, Nallbani, që luante tenis në fushën e Librarisë “Camavon ” dhe më bëri përshtypje talenti i tij i dukshëm. E stërvita dhe ai u bë një lojtar i shkëlqyer dhe më pas pati sukses nëpër tume të hapura në Itali. Kur shkova në Shqipëri në vitin 1945, klubi i tenisit ishte zhdukur; por Nallbani ishte bërë profesionist dhe drejtonte institucionin e vet me dy fusha: në fakt ai ishte trajneri zyrtar i tenisit. Ne organizuam edhe turne të hapura vjetore dhe unë pata kënaqësinë që një vit të shpallesha kampion i turneut në lojën në çift me Stahl dhe kampion individual (bashkë me dikë tjetër) në një lume tëpapëijunduur. Një lojtar i spikatur qe diplomati amerikan Huston, i cili kishte qenë kampion në Kajro. Luanim shumë bashkë, madje edhe pasditeve të nxehta. Zakonisht kishte njerëz që ndiqnin ndeshjet tona, kështu që mund të kaloje një mbrëmje të gëzueshme ndërkombëtare në Klub.

Aktivitetet e tjera sociale në Tiranë konsistonin në mbrëmjet e vallëzimit nëpër ambasada, të cilat organizoheshin goxha shpesh, mbrëmjet e vallëzimit në bashki, ku të gjithë kishin mundësi të mblidheshin dhe, me raste, në klubin e oficerëve, ku pata mundësinë të takohesha dhe vallëzoja me tri motrat më të vogla të Mbretit Zog: Myzejenin, Ruhijen dhe Maxhiden. Pasi kaluan një ekzil të gjatë, e fundit prej tyre vdiq në Francë me 1969. Gjithashtu u takova dhe vallëzova me mbesat e Zogut: Tere dhe Dane (ose Danush). Tere me vone u martua dhe u vendos në Angli, ku i shoqi merrej me bujqësi, kështu që patëm kënaqësinë e shoqërisë së saj në shumë pritje të përvitshme shqiptare.

Kur bëheshe mik me shqiptarët, ata ishin shumë bujarë dhe të ftonin në shtëpi zakonisht jo vetëm për të pirë diçka por edhe për lë ngrënë. Instinkti i tyre i mikpritjes u jep një shtysë të madhe për t’u shërbyer me të ngrëna miqve, madje edhe në kuadrin e jetës së një qyteti krahasueshmërisht të civilizuar, dhe ky zakon është ruajtur. Një nga vendet më të këndshme ku shkoja ishte Valiasi, shtëpia në fshat e familjes Toptani. Kjo ishte një familje shumë e vjetër feudale që zotëronte tokë në Krujë dhe Tiranë prej shekujsh. Abdi bej Toptani kishte qenë njëri prej tri regjentëve para kohës së Zogut dhe tani e kalonte pjesën më të madhe të kohës në moshë të thyer në këtë shtëpi. Ai ishte xhentëlmen i shkëlqyer vendas, një njeri thellësisht i nderuar e i mirë. Siç do të thoshin amerikanët. ai ishte një njeri nga i cili do ta blije me dëshirë një makinë të dorës së dytë. Në fakt, ata nuk kishin makinë, por një karrocë me kalë të cilën mund të bëje pesë miljet e rrugës së vështirë për në Tiranë, përfshi edhe një kalim mbi lumin e Tiranës, një përrua që më pas bashkohet me Ishmin. Shtëpia në çifligun e Valiasit ishte e madhe, ngjante shumë me një shtëpi andej nga fshati. me lëndina, vreshta dhe tokë të mbjellë rreth e qari. Miqve u shtrohej dreka në shtëpi, e shërbyer nga shërbyesi i tyre i besuar i cili ishte pjesë e familjes. Por pjesa më e madhe e kohës atje shpenzohej ashtu siç ishte menduar të ishte në fakt: në një gjendje ‘’shplodhjeje të plotë, ulur nën një lis gjigant në lëndinën pranë shtëpisë, zakonisht me një grup miqsh të familjes ku servirej kafe ose pije në varësi të orës së ditës. Ihsani, djali, i ngjante të atit dhe kishte dy motra shumë bukuroshe. Abdi beu kishte blerë një traktor lë madh, tip i vjetër anglez dhe Ihsani dhe Alistar Percy, djali i gjeneralit, kalonin orë të tëra duke luajtur me të. Nganjëherë punonte e nganjëherë jo. Ihsani kishte studiuar në Universitetin e Gracit dhe fliste rrjedhshëm gjermanisht, anglisht dhe italisht: unë i jam shumë mirënjohës miqësisë së tij për 50 vjet me radhë. Zakonisht unë shkoja në Valias me biçikletë, por nëse shkoja me Rosamondën, i jepte ajo biçikletës ndërsa unë ecja në këmbë. Nganjëherë na çonte karroca. Ne disa kuptime, vendi ishte si një skenë nga Turgenjevi ose Cehovi.

Alistair ishte një djalë i ri, i gjatë si i ati, dhe për një farë kohe ishte ndihmësi i tij i përkohshëm, kështu që e njohëm disi. Ai mbeti i vrarë në një aksident ajror gjatë luftës. Vajza dhe mbesa e gjeneralit gjithashtu ndenjën herë pas here me të. Percy ndjehej pak i vetmuar, e di, i rrethuar nga të rinj, edhe pse kaloi një pjesë të madhe ministrash britanikë. Shumë shpesh na merrte ne oficerëve të rinj për darkë, sidomos kur njëri ose tjetri kthehej nga vendlindja dhe luanim letrash ose shigjetash e dëgjonim disqet e tij. Historitë e tij ishin gjithnjë interesante: gjatë Luftës së Parë Botërore, kur kishte qenë shef shtabi i Byng dhe Gough në Francë; në Rusinë jugore pas luftës dhe përpjekjet e tij për të ndihmuar rusët e bardhë të luftonin dhe më në fund suksesi i tij në evakuimin e disa prej tyre; më pas, koha qe kaloi ne British Cohunbia duke pastruar tokën dhe duke filluar kultivimin e saj, për t’u tërhequr më pas sepse zonja Percy nuk e përballonte dot atë lloj jete. Para se të shkonte në Shqipëri ai merrej me shitjen e një sistemi konvektori të ngrohjes qendrore.

Gjatë viteve të tij të para në Shqipëri. Percy-t i pëlqente shumë të ecte nëpër male. Më vonë ai filloi ta përshkonte rrugën me makinë duke na lënë ne ta bënim rrugën në këmbë; por gjithsesi arriti të përshkonte më këmbë disa malësi deri në fund. Atij i lindte dëshira e papritur për të lëvizur dhe thoshte: “Eja, Hill, ec të hipim në makinë dhe shkojmë të shohim plazhin” ose ndoshta thjesht për të parë Hodgsonsonët në shpejtësinë që të lejonte Durrësi. Ai merrte me qera një çadër ne plazh, ashtu si shumë njerëz lë tjerë, shqiptarë, anëtarë të trupit diplomatik dhe zyrtarë italianë. Çadrat dhe shtëpitë me tulla u shtuan shumë thellë në plazh dhe njerëzit kalonin aty fundjava, mbrëmje apo pushime të plota. Plazhi i Durrësit kishte rërë të mrekullueshme dhe një kalim shumë të këndshëm në det. Duhej të ecje goxha në det për lë arritur thellësinë e për të notuar, por mund të shtriheshe dhe lë shijoje mrekullisht në një gjatësi prej rreth 18 inçësh ujin e ngrohtë. Mbreti Zog kishte rezidencën e tij verore, me shtëpi solide në skajin jugor të plazhit, ku kalonte muajt më të nxehtë. Ministrat dhe të tjerët e vizitonin këtu, por gjithsesi aktiviteti qeveritar mbahej në minimumin e nevojshëm gjatë verës ’’.

Përgatiti: Mendrit Shehu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë