Të gjithë kemi tentuar të paktën një herë të lexojmë një recetë të lëshuar nga mjeku, dhe që në fakt nuk kemi kuptuar asgjë. Tashmë një iniciative e re nga Akademia e Kolegjeve Mjekësore në Britani synon t’ua bëjë më të lehtë dhe të kuptueshëm pacientëve, atë çfarë shkruhet në recetë. Përshembull: përdorimi i frazës “dy herë në ditë”, që shpjegon dozën e ilaçit që duhet të marrim, është më mirë se shkurtimi latin “bd”.
Iniciativa: ‘Ju lutemi më shkruani qartë’ është e drejtuar kryesisht tek mjekët që punojnë në ambulancat.
Mjekëve u kërkohet të shkruajnë direkt tek pacientët, në vend që t’i dërgojnë një kopje të një recete të shkruar te mjeku i tyre i përgjithshëm. Akademia thotë se kjo duhet të ndihmojë pacientët të jenë më të qartë në lidhje me medikamentet që duhet të marrin dhe të përdorin , si dhe në shmangien e gabimeve. Gjithashtu mjekëve u kërkohet të shmangin fjalët strikte: “Ju keni diabet,”është më mirë të shkruhet “Ju jeni diabetik”.
Ata duhet të mendojnë për zbutjen e ndikimit të informatave potencialisht të ndjeshme duke përdorur një stil më jo të caktuar, si psh: “Gjatë ekzaminimit, dridhja dhe ngurtësia në krahun e djathtë sugjerojnë që ju të keni sëmundjen e Parkinsonit”.
Stafi i Akademisë Mjekësore sugjeron që çdo fjalë mjekësore duhet të përkthehet në anglisht. Nisma është duke u udhëhequr nga Dr Hugh Rayner, një specialist i veshkave, i cili e filloi këtë nisëm që në vitin 2005, kur ai nisi t’ju shkruante pacientëve të tij, receta sa më të qarta dhe lehtësisht të lexueshme.
Ai tha: “Ndryshimi mund të duket i vogël, por ka një efekt të madh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.