Nëse akoma nuk keni dëgjuar për daterin atëherë duhet të jeni gjithë sy e veshë tek ky lajm. Dateri është nje molusk i cili bën pjesë në familjen e midhjeve. Ai quhet ndryshe dhe hurma e detit për shkak të ngjyrës së guaskës të kuqërremtë e cila ngjason me hurmën. Praktikisht dhe estetikisht dateri ngjason shumë me midhjen e zakonshme. Këto molusqe kanë një formë të gjatë dhe pjesa e saj e brendshme është si një cip perle e bardhë. Dateri kanë një rritje të ngadaltë dhe pikërisht duhet thënë se këto duan rreth 20 vjet për të arritur përmasën 5cm, por në disa raste atyre u duhet edhe më shumë se 20 vjet. Dateri është përgjithësisht i lehtë për t’u gjetur në Detin Adriatik, në brigjet e Malit të Zi dhe Kroacisë, në Detin Mesdhe, Detin e Kuq dhe Oqeanin Atlantik.
Si ushqehen këto molusqe?
Këto molusqe tentojnë të riprodhohen kryesisht në muajt e nxehtë të verës korrik-gusht. Ato ushqehen ne habitatin ku jetojnë pra nëpër shkëmbinj, duke hequr një material organik të tyre dhe këto guaska e bëjnë këtë falë sifonit që krijojnë në brendësinë e shkëmbit.
Dateri është një guaskë në zhdukje, por ligji i cili e mbron atë nuk tregon për zhdukjen e tij por për shkaqet që sjell kapja e tij, nga habitati ku dateri krijohet. Ky ligj është vendosur me vendim të Bashkimit Europian që prej 29 shtatorit të vitit 2008. Dateri jeton brenda shkëmbinjve dhe kjo gjë i bën peshkatarët që të gërmojnë gropa të thella apo të përdorin lëndë plasëse për të shpërthyer shkëmbinjtë, duke sjellë dëmtimin e shkëmbinjve dhe deteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.