Çfarë befasie! Aleksander Zverez eliminon Rafael Nadalin në çerekfinale të “Masters 1000” në Madrid, duke e mundur në dy sete nga 6-4. Nadal ishte në kërkim të gjysmëfinales së 75-të në një turne “Masters 1000” dhe titullit të tretë në tokën madrilene, por një Zverev i rilindur i ka marrë vendin në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Dominik Thiem.
Pas një 2020-e për t’u harruar dhe trajnerit të radhës të marrë dhe të lënë (David Ferrer i fundit në listë), Zverev, 5-2 në precedentët e mëparshëm, imponoi lojën dhe ritmin e tij, duke e vënë në vështirësi të madhe “perandorin” e tokës së kuqe, i cili shpesh u detyrua të dilte nga vijat për të shpëtuar.

“Nadal është padroni i këtij lloji terreni, – kishte thënë tenisti gjerman, kampion i Finals në 2018-ën. – Të luash kundër tij dhe në vendin e tij është sigurisht gjëja më e vështirë që mund t’i ndodhë një lojtari. Por unë jetoj për këto momente dhe dua t’i shijoj deri në fund”. Dhe në fakt ia ka dalë për bukuri Aleksander Zeverev.
Dominik Thiem hapi programin e ndeshjeve çerekfinale, duke mundur Xhohn Isner, i cili kishte eliminuar Rublevin në fazën e 1/8-ave. Tenistri austriak po kthehet në formën e tij më të mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje