Basketbolli shqiptar ka dhënë të enjten në mbrëmje trofetë e Kupës së Shqipërisë për femrat dhe meshkujt, ku fitues dolën Partizani dhe Teuta. Klubi shumësportësh Partizani po shkëlqen këtë sezon, ku pas volejbollit që fitoi Kupën me femrat dhe meshkujt, shton edhe një tjetër trofe me basketbollin e femrave.

Vajzat e Partizanit, të drejtuara nga trajnerja Ledina Koçi, mundi në finale Flamurtarin me rezultatin 89-85. Ky është trofeu i parë i Kupës së Shqipërisë në historinë e basketbollit të femrave për Partizanin. Finalja e luajtur në “Dhimitraq Goga” ishte shumë e fortë dhe u vendos në shtesë. Nuk mungoi tensioni në parket, madje trajneri i Flamurtarit, Erion Hoxhaj, u përjashtua.
Duhet theksuar fakti se Partizani ka një skuadër vetëm me basketbolliste shqiptare dhe suksesi merr vlera edhe më të mëdha. Skuadra kryeqytetase i ka kthyer reston Flamurtarit për finalen e humbur një vit më parë. Pikëshënuesja më e mirë e Partizanit ishte Lalaj, me 25 pikë, ndërsa L.Omerbasiç e Flamurtarit ishte pikëshënuesja më e kirë e ndeshjes, me 33 pikë.

Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj e ka fituar Teuta, që në finalen-derbi mundi Goga Basket, me rezultatin 90-84. Durrsakët, të drejtuar nga trajneri Nikola Milatoviç, e dominuan finalen e luajtur në “Dhimitraq Goga” dhe në fund ka ngritur Kupën e 4-t në historinë e saj.
Amerikani Ogden, i afruar te Teuta së fundi, ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Ai realizoi 23 pikë, ndërsa Strauberi realizoi 20 pikë. Teuta ka në përbërje të saj shumë lojtarë të huaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje