Lojëra me Dore

Basketboll/ Shestani dhe Lekndreaj lënë Kosovën, rikthehen te Vllaznia

Vllaznia e basketbollit të meshkujve është përforcuar së fundi me dy emra të njohur, shkodranët Robert Shestani dhe Daniel Lekndreaj, të cilët vijnë pas përvojës në Kosovë, ku shkuan pas pezullimit të aktiviteteve kombëtare në vendin tonë gjatë pandemisë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra veriore me anë të faqes së saj zyrtare.

Të dy lojtarët e njohur janë rikthyer te Vllaznia dhe do të jenë një ndihmë e madhe për realizimin e objektivave të sezonit aktual, pavarësisht vështirësive që ai ka. Shestani, i cili ka mbajtur më parë edhe shiritin e kapitenit te Vllaznia, luajti së fundi me Vllaznimin e Gjakovës, kurse Lekndreaj ka qenë pjesë e Prishtinës.

Daniel Lekndreaj dhe presidenti Alan Xhaferi. Gazeta Si, 22 prill 2021

Janë të dy basketbollistë me kualitet dhe përvojë, pjesë e Kombëtares shqiptare. Pak ditë më parë Vllaznia largoi trajnerin Methju Xhons, pasi rezultatet e deritanishme nuk kanë qenë ato priteshin. Kthimi i Shestanit dhe Lekndreajt ka rritur entuziazmin te tifozët e Vllaznisë, të cilët e ndjekin edhe basketbollin, ashtu si futbollin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë