Lojëra me Dore

Polici që vrau Floyd shpallet fajtor, LeBron James: Triumf i drejtësisë

Pas shpalljes fajtor të policit që vrau George Floyd, kampioni i basketbollit amerikan ka shkruar në Tuiter: “Drejtësia shkoi në vend”. Edhe “Association”, bashkë me sindikatën e lojtarëve, kanë dalë me një komunikatë, ku shprehen të kënaqur për verdiktin.

Trajneri i Atlanta Hawks, Nate McMillan, shpjegon se nuk ishte i sigurt, nëse ndeshja e së martës kundër Orlando Magic do të luhej, po të kishim një verdikt ndryshe. Por jo, Derek Chauvin, polici nga Mineapolis që akuzohej për vrasjen e afroamerikanit George Floyd, duke i mbajtur një këmbë në qafë për 9 minuta, është shpallur fajtor.

Nga protestat në Amerikë për vrasjen e George Floyd. Gazeta Si, 21 prill 2021

LeBron James, që prej kohësh lufton kundër brutalitetit të policisë ndaj afroamerikanëve, menjëherë ka shprehur kënaqësinë e tij: “Accountability”.

Pra, më në fund drejtësia triumfoi. Ka reaguar edhe NBA, që këto muaj gjithmonë ka qenë afër lojtarëve të saj në këtë betejë epokale. Bashkë me sindikatën e lojtarëve, shoqata ka dalë me një komunikatë, ku shkruan: “Jemi të kënaqur që drejtësia u vu në vend. Por mbetet ende shumë punë për të bërë”.

Skuadra lokale e Minnesota Timberwolves ia ka dedikuar fitoren familjes Floyd dhe bashkë me skuadrën e WNBA, Lynx, kanë shkruar: “Lutjet tona më të thella kanë qenë me familjen Floyd që në ditën e tragjedisë”. Polici vrasës, Chauvin, rrezikon deri në 40 vite burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë